Flash News

E-TJERA

Bien nga lartësia te “Syri i Ciklopit”, plagosen dy turistë, nisen me helikopter drejt Traumës

Bien nga lartësia te “Syri i Ciklopit”, plagosen dy

Dy turistë janë plagosur gjatë eksplorimit që po bënin në vendin e quajtur ‘Syri i Ciklopit’.

Policia njofton se dy turistët, përkatësisht 50 vjeçe dhe 80 vjeç, janë rrëzuar nga lartësia në një terren shumë të vështirë. Për pasojë, është dashur ndërhyrja e efektivëve për t’i evakuuar.

Të plagosurit janë dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit".

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur "Syri i Ciklopit", duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

Të fundit