Flash News

E-TJERA

"Big Fish-i i Presidencës' që nxjerr tallava-dekrete’, Spiropali sulmon Metën: Ta durojmë edhe pak, sa mikro-partia t’i bëhet hi

"Big Fish-i i Presidencës' që nxjerr tallava-dekrete’,

Vijojnë përplasjet në distancë, me akuza dhe kundër akuza midis mazhorancës dhe presidentit Meta referuar çështjes së nënshtetësive dhe dekretit për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ka cilësuar Metën si “Big Fish-in e Presidencës, që jep me qindra pasaporta në shkelje të ligjit dhe nxjerr,- sipas saj,- tallava dekrete.”

Teksa akuzon Metën për sulme ndaj gazetarëve, Spiropali shprehet se ‘duhet ta durojmë edhe pak “big matrapazin”, derisa partia t’i bëhet hi”.

“Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë.
Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti”, shkruan Spiropali.

Të fundit