Flash News

E-TJERA

Bilanc tragjik me 4 viktima, Shqipëria u trondit nga dy atentate brenda javës

Bilanc tragjik me 4 viktima, Shqipëria u trondit nga dy atentate brenda

Krimi ka tronditur sërish Shqipërinë.

Një tjetër atentat u shënua mbrëmë në Milot të Kurbinit, duke shkaktuar vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një personi tjetër.

I vdekur mbeti Klisman Preçi 28 vjeç dhe ndodhet i plagosur rëndë në spitalin e Traumës 46-vjeçari Ylli Brahimi.

Të dy persona njihen për të shkuarën e tyre kriminale nga policia dhe kishin rënë edhe më herët pre e latenteve të tjera.

Ndryshe nga Brahimi, Preçi nuk arriti t’i mbijetojë kësaj here breshërisë së plumbave.

Bilanc tragjik me 4 viktima, Shqipëria u trondit nga dy atentate brenda
Klisman Preçi

Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë, të dielën që shkoi në Fushë Krujë u shënua një tjetër ngjarje e rëndë kriminale.

Një atentat mafioz u regjistrua ditën për diell në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, ku humbën jetën tre persona. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga nga katër persona ende të panjohur.

Bilanc tragjik me 4 viktima, Shqipëria u trondit nga dy atentate brenda
Viktimat e atentatit ne Fushe Kruje

Sipas informacioneve autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të largohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.

Tre të rinjtë që mbetën viktimë ishin gjithashtu me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit. Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020. Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

 

 

Të fundit