Flash News

E-TJERA

Bilanci ditor/ Gjashtë persona humbin jetën, bie numri i infeksioneve me Covid-19 në Shqipëri

Bilanci ditor/ Gjashtë persona humbin jetën, bie numri i infeksioneve

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë të moshave 56-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i infeksioneve ka pësuar rënie.

Nga 3660 testime të kryera, 465 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Bashkia e Tiranës ka numrin më të lartë të tyre, mbi 200 raste të reja. Ndërkohë në të gjithë vendin numërohen 8175 raste aktive.

Në rënie, krahësuar me një ditë më parë ka ardhur dhe numri i të shtruarëve në spitale. MSH bën me dije se aktualisht po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë janë shëruar 531 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 465

Të shëruar në 24 orë 531

Të shtruar në spitale 139

Humbje jete në 24 orë  6

Testime ditore  3660

Testime totale 1,368,612

Raste pozitive 195,988

Raste të shëruara  184,778

Raste Aktive   8,175

Humbje jete  3,035

Të fundit