Flash News

E-TJERA

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Shtatë humbje jete, rritet numri i rasteve të reja

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Shtatë humbje jete, rritet
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shtatë humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë numri i infeksioneve ka pësuar rritje krahësuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3513 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë. Tirana mbetet vatra e nxehtë e sëmundjes me afro 300 raste ditore.

Gjithashtu janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH, aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Covid-19 – Statistika (23 Janar 2021)

Raste të reja ditore        786

Të shëruar në 24 orë     489

Të shtruar në spitale     271

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3513

Testime totale            331,287

Raste pozitive             71,441

Raste të shëruara         43,384

Raste Aktive                26,747

Humbje jete                 1310

Të fundit