Flash News

E-TJERA

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Tetë raste të reja, numri i pacientëve aktivë dhe të shtruarve në spital

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Tetë raste të reja,

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 8 raste të reja nga 3036 testime të kryera. Gjithashtu janë shëruar edhe pesë qytetarë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me koronavirus. Ndërkohë në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar vetëm 3 pacientë.

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria numëron 2,456 viktima, 132,534 raste pozitive dhe 130,023 të shëruar nga Covid-19

Të fundit