Flash News

E-TJERA

Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Shqipëri/ Një humbje jete, ulet numri i rasteve të reja

Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Shqipëri/
Foto ilustruese

Shifrat me Covid-19 në vendin tonë kanë ardhur në ulje edhe gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ndërkohë nga 3255 testime të kryera kanë rezultuar pozitive vetëm 12 raste. Sipas MSH, në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 129,215 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2,449 humbje jete dhe 132,297 raste të reja.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore  12

Të shëruar në 24 orë   118

Të shtruar në spitale 41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore  3255

Testime totale 715,526

Raste pozitive 132,297

Raste të shëruara 129,215

Raste Aktive  633

Humbje jete 2,449

Të fundit