Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19: Katër humbje jete dhe 213 qytetarë të infektuar

Bilanci i Covid-19: Katër humbje jete dhe 213 qytetarë të

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, janë kryer 2110 testime, nga të cilat kanë rezultuar 213 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 391 qytetarë.

 “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 213 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë.

Janë 3581 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç.

Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit