Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19 në botë, numri i viktimave shkon rreth 3 milionë e 200 mijë

Bilanci i Covid-19 në botë, numri i viktimave shkon rreth 3
Foto ilustruese

Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën është rreth 3 milionë e 200 mijë, ndërsa ai i infeksioneve afërsisht 153 milionë, sipas Worldmeter. Tre shtetet më të goditura janë SHBA-ja, India, e cila po përballet me një rritje "të frikshme" të shifrave dhe Brazili.

Që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë regjistruar 590,153 viktima dhe 33,111,880 raste pozitive. Në Indi, 213,997 humbje jete dhe 19,435,829 raste. Ndërsa në Brazil, 404,287 viktima dhe 14,665,962 raste.

Në Evropë, shteti më i goditur është Franca me një bilanc prej 104,514 jetë të humbura dhe 5,616,689 raste. Pas saj renditet Turqia, Rusia dhe Britania e Madhe.

Të fundit