Flash News

E-TJERA

Bilanci i covid-19 në vend: 4 viktima, mes tyre një 37-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe 289 të infektuar

Bilanci i covid-19 në vend: 4 viktima, mes tyre një 37-vjeçar

Katër persona humbën jetën dhe 289 të infektuar u shënuan në 24 orët e fundit nga COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se mes viktimave është edhe një 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese.

“Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë,

34 raste në Fier,

23 raste në Durrës,

19 raste në Vlorë,

16 raste në Korçë,

12 raste në Shkodër, Elbasan,

10 raste në Krujë,

9 raste në Lezhë,

6 raste në Berat,

5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,

4 raste në Kuçovë,

3 raste në Patos,

2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,

1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve duke u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpise duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale”, sqaron MSH.

 

 

 

 


 

 

Të fundit