Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19 në vend: Tre persona të infektuar dhe shtatë të tjerë marrin trajtim spitalor

Bilanci i Covid-19 në vend: Tre persona të infektuar dhe shtatë

Ministria e Shëndetësisë raporton se asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Sipas raportit ditor, nga 3027 testime, janë shënuar vetëm 3 raste të reja.  

Aktualisht, po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit