Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19, rekord të infektuarish dhe të shëruarish; tetë viktima, mes tyre një 48-vjeçare nga Tirana

Bilanci i Covid-19, rekord të infektuarish dhe të shëruarish;

Tetë viktima dhe rekord të infektuarish u shënuan 24 orët e fundit në vendin tonë nga covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raporton se pas kryerjes së 2241 testimeve janë evidentuar 602 raste të reja, ndërsa 8 persona kanë humbur betejën në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 48-vjeçare nga Tirana.

Njoftimi i MSH:  

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,

30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,

20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,

12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,

3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.  13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         602

Të shëruar ne 24 orë                                      564

Të shtruar në spitale                                       406

Humbje jete në 24 orë                                  8

Testime ditore                                                  2,241

 

Testime totale              157,891

Raste pozitive                       28,432

Raste të shëruara               13,453

Raste Aktive                           14,348

Humbje jete                            631

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6890

Durrës                  1164

Fier                         1122

Korçë                     846

Shkodër                836

Elbasan                  785

Vlorë                650

Lezhë                     633

Berat                 454

Gjirokastër           467

Kukës                      358

Dibër                 143

Të fundit