Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19: Shtatë viktima dhe 168 qytetarë të infektuar

Bilanci i Covid-19: Shtatë viktima dhe 168 qytetarë të infektuar

Shtatë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2241 testime, kanë rezultuar të prekur 168 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar  pozitivë me COVID19, 168 qytetarë, në këto bashki:

83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Janë 5159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit