Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19: Shtatë humbje jete dhe 361 qytetarë të infektuar. Mbi një mijë të shëruar

Bilanci i Covid-19: Shtatë humbje jete dhe 361 qytetarë të

Shtatë persona humbin jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Në raport bëhet me dije se nga 2,478 testime, kanë rezultuar 361 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, janë shëruar 1,090 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 361 qytetarë, në këto bashki: 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.

Janë 6,806 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qyetetar nga Korça 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit