Flash News

E-TJERA

Bilanci i dy ditëve të para të 2021/ Nëntë humbje jete nga Covid-19 dhe 675 raste të reja në Shqipëri

Bilanci i dy ditëve të para të 2021/ Nëntë humbje jete
Spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e dy ditëve të fundit me Covid-19. Sipas saj në 48 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin nëntë persona. Gjithashtu bënë me dije se në datën 1 janar, janë kryer 1858 testime nga ku kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, ndërsa janë shëruar 303 të tjerë.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit numri i infeksioneve ka rënë ndjeshëm. MSH raporton se janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive dhe se janë shëruar 415 qytetarë.

Tirana mbetet bashkia me numrin më të lartë të infeksioneve, ndërsa pas saj renditet Shkodra, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Aktualisht në 4 spitalet covid po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale            265,793

Raste pozitive             58,991

Raste të shëruara       34,353

Raste Aktive                23,448

Humbje jete                1190

Të fundit