Flash News

E-TJERA

Bilanci i ‘Shëndetësisë’: 6 humbje jete, mes tyre një 36-vjeçar. 2,670 qytetarë të infektuar

Bilanci i ‘Shëndetësisë’: 6 humbje jete, mes tyre

Gjashtë persona, mes tyre një 36-vjeçar nga Saranda, kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 9,485 testime, kanë rezultuar të prekur2,670 qytetarë. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,670 qytetarë, në këto bashki:

1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.

Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit