Flash News

E-TJERA

Bilanci i SPAK për 2025/ Braho raporton para KLP-së: Hetime më të thelluara dhe goditje ndaj zyrtarëve të lartë

Bilanci i SPAK për 2025/ Braho raporton para KLP-së: Hetime më

Kryeprokurori i Posaçëm, Klodian Braho, po raporton mëngjesin e kësaj të hëne para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për raportin e vitit 2025 të SPAK, i cili tashmë është depozituar edhe në Kuvend.

Braho deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka konsoliduar sipas tij, rolin kushtetues dhe ligjor si faktor kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sipas tij në vitin 2025 ka pasur një rritje e volumit hetimor dhe intensifikim të hetimeve financiare. Po ashtu ai thotë se ka pasur rezultate konkrete të ndjekjes penale të zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale.

“Kemi përmbushur gjithashtu rekomandimet e rezolutave të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit për 2025”, tha ai.

Kujtojmë se Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK 11 dhjetor të vitit që lamë pas duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

Të fundit