Flash News

E-TJERA

Bilanci me Covid-19 në Shqipëri/ Dy humbje jete, ulet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Bilanci me Covid-19 në Shqipëri/ Dy humbje jete, ulet numri i rasteve
Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë raporton se numri i rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit ka ardhur në ulje.

Nga 3400 testime, kanë rezultuar pozitiv 39 raste. Ndërkohë që dy persona e kanë humbur betejën me Covid-19.

Gjithashtu janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 123,081. MSH bën me dije se aktualisht në spitalet covid po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Që prej fillimit të pandemisë, vendi ynë numëron  2,429 viktima, 131,978 raste pozitive dhe 123,081 të shëruar. 

Shifrat me Covid-19 në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ku në pesë ditët e fundit rastet e reja ditore nuk kanë qenë më shumë se 50.

Statistika (15 Maj 2021)

Raste të reja ditore 39

Të shëruar në 24 orë 976

Të shtruar në spitale 83

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,400 

Testime totale  674,895

Raste pozitive 131,978

Raste të shëruara 123,081

Raste Aktive 6,468

Humbje jete 2,429

Të fundit