Flash News

E-TJERA

Bileta drejt Berlinit, Sylvinho: Nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë

Bileta drejt Berlinit, Sylvinho: Nder të jem trajneri i kombëtares

Trajneri Sylvinho ka folur pas kualifikimit të kombëtares në EURO 2024. Sylvinho ka thënë  se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve.

Braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.

“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur. Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë.

Moldavia po luante për gjithçka, nuk kishin çfarë të humbnin. Luanin me topa të gjatë dhe ishte e vështirë, ata nuk kanë humbur në shtëpi. Kanë humbur vetëm një ndeshje në kualifikuese, kundër nesh në Shqipëri.

Isha i bindur që ishte një grup i vështirë dhe të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë. Mendoj se momenti vendimtar ishte pas ndeshjes me Poloninë dhe nuk e meritonim humbjen, aty ndryshoi sjellja e lojtarëve. Ishte moment kyç”, u shpreh Sylvinho.

Të fundit