Flash News

E-TJERA

Bileta për në finale/ ‘Cityzens’ përballë 'los blancos', kërkojnë titullin e parë në Champions

Bileta për në finale/ ‘Cityzens’ përballë

Përpjekja e Manchester City për të fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve i ndesh ata kundër Real Madridit në ndeshjet e fundit që i çon drejt finales së madhe.

Sfida starton sot në “City of Manchester Stadium” në orën 21:00, ku djemtë e Pep Guardiolës do të presin në shtëpi “Los Blancos”. Skuadrat janë në kërkim të biletës për finale, por ndryshe nga Reali i Madridit, për City-n do të jetë titulli i parë në Ligën e Kampionëve.

Guardiola do ta ketë të vështirë sfidën përballë ‘Los Blancos’ me Karim Benzema në fushë, i cili deri tani i ka dhënë skuadrës një fitore të padiskutueshme.

Real Madrid kaloi në fazën e gjysmëfinales duke kapërcyer me rezultatin 1-3 Chelesa-n. Ndërsa City e kali lehtësisht Atletico Madridin duke e mposhtu në të dyja ndeshjet me rezultatin 0-1.

Të fundit