Flash News

E-TJERA

Binaj “pastron” Tiranën pa hyrë ende në bashki, reagim i menjëhershëm pas videos te Xhanfize Keko

Binaj “pastron” Tiranën pa hyrë ende në bashki,

Ende pa hyrë në zyrën e kryebashkiakut, kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka arritur të “pastrojë” një pjesë të qytetit.

Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje nga vetë Binaj në rrugën Xhanfize Keko, ku ai denoncoi një mal me inerte dhe mbetje ndërtimi në mes të një zone të banuar.

Videoja, e shoqëruar me sarkazëm dhe humor të zi, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe portale, duke bërë që brenda pak orësh strukturat e Bashkisë së Tiranës të reagojnë.

Fadromat mbërritën në vendngjarje dhe inertet u pastruan.

Mund të themi dhe misioni u arrit me sukses dhe se Binaj ia doli të pastrojë një pjesë të Tiranës ende pa u zgjedhur në krye të Bashkisë. Çfarë do të ndodhë kur të hyjë në zyrë si kryebashkiak?

Të fundit