Flash News

E-TJERA

Bindja Demokratike shpall nisjen e fushatës në Elbasan, Patozi: Ata që përdhosën Ditën e Verës nuk mund të jenë zgjidhja

Bindja Demokratike shpall nisjen e fushatës në Elbasan, Patozi: Ata
Kreu i BD, Astrit Patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shpallur nisjen e fushatës në Elbasan, pas një takimi me të gjithë kandidatët për deputetë të këtij qarku.

Patozi tha se lista e BD në Elbasan ka shumë të rinj, duke e cilësuar këtë edhe si çelsin e suksesit. Për Patozin, listat e hapura, siç ka vendosur të hyjë në zgjedhje partia e tij, janë oferta më e mirë për shqiptarët.

Ai ka komentuar edhe përplasjet që ndodhën Ditën e Verës.

“Në asnjë qark tjetër nuk kemi një lisitë me kaq shumë kandidatë të rinj sa këtu, dhe unë kam bindjen se ky do të jetë celësi i suksesit tonë në Elbasan.

Ne kthehemi në këtë qytet dy ditë pas atij incidenti të shëmtuar gjatë festimeve të Ditës së Verës, kur ende nuk është shuar jehona e asaj shijeje të keqe, që ajo la, jo vetëm për qytetarët e Elbasanit. Dhe të mendosh që kjo festë në qytetin tuaj ka 200 vjet që festohet dhe kurrë nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

Në fakt, ne nuk bëmë asgjë për t’u shënuar dhe as për t’u mburrur, thjesht respektuam qytetin dhe festën e ditës së verës. Por puna është se ata që u kacafytën i dhanë një provë tjetër Shqipërisë se përfaqësojnë politikën e degraduar të dekadave të fundit, e cila nuk mund të jetë zgjidhja, por është problemi. Ndaj edhe është fare pa vlerë përpjekja e tyre për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit, sepse janë njësoj si në mendësi, ashtu edhe në sjelljen e vet politike”, përfundoi Patozi.

Ndërkohë, udhëheqësi i listës së kandidatëve, zoti Erjon Murataj, tha se për 30 vite Shqipëria është udhëhequr nga një politikë “shterpë”, e cila ka sjellë vetëm prapambetje, progres raporte të nxira, 30 vite tranzicion dhe sot nuk kanë se çfarë të ofrojnë më.

 

Të fundit