Flash News

E-TJERA

Bino: Komiteti ka marr vendim, së shpejti doza e tretë

Bino: Komiteti ka marr vendim, së shpejti doza e tretë

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISH, Silva Bino bëri me dije se Komiteti i Ekspertëve disa ditë më parë dhe ka vendosur që të miratojë dozën e tretë për personat mbi 60-vjeç dhe për grupet e riskut. Ajo shtoi se vendimi i marrë do të publikohet shumë shpejt.

"Komiteti është mbledhur ditën e premte dhe do të aplikohet edhe doza e tretë bazale për personat me imunitet të ulët, ata që kanë bërë transpalante, ne kemi bërë dhe studime këtu. Personat mbi 60 vjeç do të vaksinohen me dozën booster. Personat që kanë dëmtime të imunitetit do të kenë një përqasje tjetër", tha Bino për 'Opinion'.

Kjo e fundit shtoi se po diskutohet vaksinimi i personave mbi 16-vjeç. Bino tha se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, por do të vendoset në dakordësi me prindërit.

"Personat mbi 16-vjeç do të vaksinohen. Nuk më takon të them vendimet e komitetit. Nuk po themi që do të vaksinohen me detyrim. Janë problem që do diskutohen. Nuk merren vendimet menjëherë. Nën 18 vjeç janë fëmijë dhe përgjigjet prindi dhe lidhet me dakordësinë e prindit", tha Bino

Të fundit