Flash News

E-TJERA

Bino paralajmëron ashpërsim të kufizimeve: Nëse do të kemi raste me Delta, masat do të rishikohen

Bino paralajmëron ashpërsim të kufizimeve: Nëse do të

Nëse vërtetohet prezenca e variantit Delta të Covid-19 do të ketë ashpërsim të masave. Këtë e ka pohuar shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino.

MSH ka thënë se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri dhe mostrat janë dërguar në një laborator në Gjermani.

Bino tha për "Top Channel", se imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm, duke nxitur qytetarët që të vaksinohen.

“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet”, tha Bino.

Varianti Delta që u shfaq për herë të parë në Indi është më ngjitës dhe ka ndikuar në rritjen e rasteve të reja në shumë vende të botës.

Të fundit