Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Emigrantët nga Kukësi pak interes për zgjedhjet, shkak mungesa e besimit te politika lokale

Një skulpturë tipografike është vendosur së fundmi në qendër të qytetit të Krumës, qendra administrative e bashkisë së Hasit. Skulptura paraqet një tekst në anglisht dhe një zemër, ku në barkushen e djathtë është flamuri shqiptar dhe në të majtën, flamuri i Mbretërisë Bashkuar. Skulptura është dëshmi e lidhjes mes bashkisë së vogël në Veri të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar, ku ndodhet një numër i madh i diasporës nga Hasi.
Ishulli britanik është vendi i preferuar për emigrim i hasjanëve, kuksianëve dhe tropojanëve në vitet 1998-2000, ku për shkak të afërsisë me Kosovën asokohe në luftë, banorët e kësaj ane të kufirit gjetën mundësinë e një jete të re. Shumica e tyre përdorën identitetin si kosovar për t’i shpëtuar varfërisë. Dialekti i përafërt në të folur me atë të Kosovës u mundësoi atyre që me emra të rremë të fitojnë azilin në Britaninë e Madhe, kryesisht në Londër.
Ky brez emigrantësh janë integruar prej vitesh me jetën në Britani, duke punuar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Njëkohësisht këta emigrantët në Mbretërine e Bashkuar kanë përmirësuar ndjeshëm jetën ekonomike e sociale në Kukës, Has e Tropojë. Madje në bashkinë më të vogël të qarkut, ka prej vitesh bum ndërtimi të financuar me remitancat e tyre.
Një përfaqësues i Western Union, një prej kompanive që ofron transferta parash nga jashtë vendit i tha BIRN se vetëm përmes saj mbërrijnë miliona euro në vit.
“Për vitin 2024 përmes Western Union janë kryer transferta parash (hyrje)në vlerën e 4.2 milionë eurove”, thotë përfaqësuesi Ëestern Union në Kukës – një shifër kjo e barabartë me të ardhurat e parashikuara të Bashkisë Kukës për tre vitet në vijim.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, emigrantëve u është dhënë për herë të parë mundësia që të votojnë, por shumë pak prej banorëve të dikurshëm të qarkut Kukës kanë shprehur interes të përfshihen në politikën lokale.
Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Kukësi, megjithëse një nga qarqet me emigrancion të lartë, ka numrin më të ulët të votuesve emigrantë të regjistruar. Sipas të dhënave vetëm 3928 zgjedhës nga Kukësi janë regjistruar në KQZ.
“Zarfin që më ka ardhë për aplikim e kam hedhur në kosh dhe këtë veprim e kam bërë në mënyrë të përsëritur,” iu përgjigj njëri prej emigrantëve regjistruesve nga Shqipëria.
“Kam një kompani ndërtimi, aty jam i përqendruar. Nuk më interesojnë zgjedhjet në Shqipëri,” shtoi ai.
Të ngarkuarit partiakë me punë për të kryer regjistrime në diasporë i thanë BIRN se procesi kishte qenë i vështrirë. Një funksionar i Partisë Socialiste në Has, i cili po ashtu drejton një institucion lokal, i tha BIRN në kushte anonimati se nga 12 veta që i kishin kërkuar të regjistronte, kishte arritur të bindte vetëm 6.
Ai thotë se arsyet e refuzimit janë të ndryshme dhe kryesisht pengesë është dokumentacioni i rregullt. “Nga 12 persona që kam marrë përsipër janë regjistruar vetëm 6 prej tyre, të tjerët nuk pranuan, pasi nuk duan të ekspozojnë adresën e banimit. Disa prej tyre nuk janë në rregull me letrat”, thotë ai. Por ai shtoi gjithashtu se shumë prej emigrantëve nuk janë të interesuar të votojnë, pasi konsiderojnë të gjitha forcat politike në Shqipëri njëlloj dhe nuk preken prej zgjedhjeve këtu.
Një tjetër anëtar i kryesisë së PS-së në Kukës ia vuri fajin mungesës së dokumentacionit. “Shumë prej emigrantëve nga Kukësi janë ilegalë si në Britaninë e Madhe, Gjermani apo vendet e tjera Perëndimore. Qenia ilegalë nuk i pengon ata të regjistrohen, por ato nuk duan të ekspozojnë adresën e banimit. Ndërkohë, ata që janë të regjistruar si shtetas të Kosovës e kanë të pamundur. Këtu kemi hasur në vështirësi”, thotë anëtari i kryesisë së PS-së Kukës, i cili kërkoi të mos i përmendej emri pasi ishte i paautorizuar për të folur.
Edhe Halit Muçmata, anëtar i kryesisë së degës lokale të PD-së beson se numrat e ulët në regjistrim vijnë për shkak të mungesës së dokumentacionit apo lejeve të rregullta të qëndrimit. Ai megjithatë beson se PD ka një avantazh mes të regjistruarave, por thotë se me gjasë votat nga diaspora do të ndahen në barazim. “Besoj se 50% e të regjistruarve apo diçka më shumë do të votojnë PD-në”, thotë për “BIRN” Muçmata.
Të dhënat e publikuara nga KQZ tregojnë se ndërsa interesi nuk ka qenë i lartë, votuesit e regjistruar përbëjnë rreth 4.7% të numrit të zgjedhësve të këtij qarku prej nga dalin 3 deputetë, sipas të dhënave të regjistrit të votuesve të vitit 2023. Megjithatë, kjo shifër është gati tre herë më shumë se sa diferenca mes votave të kandidatëve për kryebashkiakë të dy partive kryesore në rang qarku, por i papërfillshëm nëse merret në konsiderat diferenca prej mbi 10200 votash që PD pati në qark në vitin 2021.
Pritshmëritë e ulëta për ndryshim të rezultatit të zakonshëm duket se e kanë bërë më të qetë fushatën për vota të emigrantëve në Kukës, një ndër të paktat rajone ku opozita nuk është ankuar për përdorim të administratës.
Kryetari i degës lokale të PD-së në Has, Elez Maçi thotë se ata nuk kanë as ankesa dhe as informacion për për ndërhyrje apo presione të pushtetit mbi administratën. “Nuk kemi ndonjë informacion për ndërhyrje apo presion edhe për faktin se opozita e ka bashkinë e Hasit. Po të kemi do i bëjmë publike”, thotë ai. Ndërkohë që edhe në bashkinë e Kukësit, atmosfera është si më parë.
Megjithatë, për votat e emigrantëve u angazhuan edhe drejtues të institucioneve. Siç ndodh rëndom, punonjësve të administratës u kërkohet që të bëjnë secili nga 10 vota në favor të partisë në pushtet.
“Na është thënë që të bëjmë të mundur 10 vota secili, por pa ndonjë presion. Unë kam arritë të bëj të mundur vetëm regjistrimin e katër emigrantëve të një familje që gjenden në Francë. Tashmë ato janë regjistruar dhe unë kam njoftuar drejtorin për këtë me “screenshot” për aplikimin e tyre,” tha punonjësi i administratës. “Nuk ju kam thënë se për kë të votojnë, por besoj se do votojnë PS-së pasi ua di bindjet,” përfundoi ai. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38