
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune prej gati një dekade si këshilltar i Niko Peleshit në detyrat e tij në ekzekutiv dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, nga e hëna do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, një institucion që ligjërisht duhet të jetë i pavarur nga politika.
Bashkë me Hoxhallin, pjesa më e madhe e anëtarëve që u votuan të hënën pas një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës, vijnë nga angazhime të drejtpërdrejta ose të afërta me politikën.
Në seancën plenare u votuan si anëtarët e rinj të këtij institucioni Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Kriteret për t’u zgjedhur anëtarë janë të hapura për çdo person që ka përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushat e medias në përgjithësi, teknologjisë së medias, artit, kultutës, ekonomisë, drejtësisë, etj., duke ndaluar kandidimin vetëm për anëtarë të partive e shoqatave politike dhe personat me konflikt interesi me detyrën.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagoi duke shprehur zhgënjim për votimin në Kuvend dhe e cilësoi votimin mbizotërim të interesat e ngushta partiake mbi interesin publik.
“Anëtarët e Komisionit të Medias dhe më pas të Parlamentit i mohuan sot publikut mundësinë që RTSH të jetë një institucion dinjitoz dhe i pandikuar politikisht,” thuhet në deklaratën e kësaj organizate.
Përveç Hoxhallit, në listën e anëtarëve ka dhe emra të tjerë me lidhje politike. “Anëtarë të këshillit u zgjodhën dhe zëdhënësi i zëvendëskryetarit të Parlamentit Blendi Çuçi; këshilltari i jashtëm i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, ish-zëvendësministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe një ish-deputete e PD-së”- thuhet në deklaratën e AGSH-së.
Procedurat për këshillin e ri u hapën pasi Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mediat vendosi të shkrijë këshillin paraardhës, duke e akuzuar për shkelje ligjore dhe konflikt interesi në procedurat e nisura për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së.
Pas miratimit në Kuvend, ky këshill do të zgjedhë drejtorin e ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.
Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar. Reporter.al
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39