Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Shqipëria bëri “progres të paktë” ose “të kufizuar” në reforma gjatë vitit të fundit

Një analizë statistikore e fjalëve kyçe të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për ecurinë e reformave në Shqipëri, tregon se autoritetet shqiptare morën nota të ulëta ose shumë të ulëta në shumicën e fushave të vlerësuara ndërsa vlerësimi “mirë” ishte i rrallë e vlerësimi “shumë mirë” nuk u dha për asnjë rast. Qeveria shqiptare duket se ka punuar pak ose aspak në drejtim të reformave të nevojshme për përgatitjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka marrë nota të këqija në shumicën dërrmuese të fushave të vlerësuara, bëhet e ditur nga një analizë statistikore e termave të përdorur nga raporti i Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë këtë vit. Situata nuk duket shumë ndryshe, pasi analizimi i raporteve të progresit për katër vitet e fundit jep një rezultat të ngjashëm.
Komisioni Evropian publikon çdo vit një raport për secilin vend kandidat, në të cilin vlerësohet shkalla e përgatitjes aktuale të vendit për anëtarësim, ecuria e reformave të kryera gjatë vitit të fundit si dhe një udhëzim për punët që duhen bërë për të siguruar përmirësim në raportin e vitit pasardhës. Progresi në krahasim me vitin e kaluar matet me pesë shkallë, nga “hapa pas” deri në “progres shumë i mirë” ndërsa shkalla e përgatitjes aktuale të vendit për anëtarësim vlerësohet me pesë shkallë të tjera: “hapat e parë”, “pak nivel përgatitjeje”, “relativisht i përgatitur”, “nivel i mirë përgatitjeje” dhe “nivel i lartë përgatitjeje”.
BIRN analizoi raportet e katër viteve të fundit duke kërkuar togfjalëshat e mësipërm dhe rezultati ishte që vlerësimi për Shqipërinë nuk duket shumë pozitiv. Sa për fillim, togfjalëshi “progres shumë i mirë” shfaqet vetëm një herë dhe kjo është në rastin kur shpjegohet metodologjia ndërsa togfjalëshi “progres i mirë” shfaqet në vetëm 12 raste. Togfjalëshi “disi progres” shfaqet në 61 raste ndërsa togfjalëshi “progres i kufizuar” shfaqet në 37 raste. Në 16 raste ekspertët e Brukselit përdorin fjalën “pa progres”, ndërsa togfjalëshi “Hapa pas” nuk përdoret në asnjë rast.
Situata është e ngjashme edhe në raportet e vitit 2022, 2021 e 2020. Togfjalëshi “progres shumë i mirë” është përmendur tre herë në raportin e vitit 2021 dhe ky është vlerësimi më i mirë i shënuar deri më sot. Bashkimi Evropian kërkon reforma të shumta e të larmishme nga Shqipëria para se vendi të jetë gati për anëtarësim. Disa nga reformat e kërkuara janë të karakterit strukturor, kërkojnë veprime komplekse dhe hanë kohë. Disa janë në dukje më të thjeshta, kërkojnë ndryshime ligjore, të cilat mund të miratohen në rast se ekziston vullneti politik, por nuk shfaqin ndonjë sfidë të madhe.
Për shembull, Lufta kundër korrupsionit është një fushë në të cilën Shqipëria vlerësohet se ka bërë “pak progres” gjatë vitit të fundit ndërsa ka “pak nivel përgatitjeje”. Në mënyrë që Shqipëria të bëhet gati për anëtarësim, niveli i përgatitjes duhet të vlerësohet si “i lartë”, gjë që nënkupton që për shumë vite, progresi të mos jetë i paktë, por të jetë i mirë dhe shumë i mirë. Reformat që kërkohen për këtë fushë janë gjithsesi komplekse dhe që kërkojnë kohë. Para së gjithash kërkohet “forcimi i hetimit, ngritjes së akuzave, gjykimit dhe dënimit final të rasteve të korrupsionit, veçanërisht në nivelin e lartë si dhe rritja e sasisë së sekuestrove preventive dhe konfiskimit të aseteve të krijuara nga aktiviteti kriminal i korrupsionit”. Kjo kërkon punë intensive nga një numër institucionesh, përfshirë, prokurorinë e posaçme apo gjykatat, gjë që në instancë finale, nuk bëhet shpejt.
Por, kur vjen puna te përmirësimi i klimës së lirisë së shprehjes, një fushë në të cilën Shqipëria vlerësohet se ka bërë “progres të kufizuar”, masat e kërkuara janë konkrete dhe që realizohen lehtë. Raporti i Komisionit thotë se Shqipëria duhet të: “sigurohet për tolerancë zero ndaj frikësimit të gazetarëve dhe ndjekje efikase gjyqësore në rastet e sulmeve kundër gazetarëve, përfshirë përmes dekriminalizimit të plotë të shpifjes.” Kjo do të thotë se politikanët, para së gjithash ata në pushtet, duket të mos sulmojnë gazetarët verbalisht dhe të dënojnë rastet e dhunës kur ndodhin. Por gjithashtu kërkohen ndryshime në kodin penal, konkretisht shfuqizimi i neneve që sanksionojnë dënime penale për shpifjen dhe fyerjen, gjë që politikanët shqiptarë e kanë në dorë, por refuzojnë ta bëjnë.
Disa kërkesa të tjera të Brukselit në lidhje me median janë: “lufta kundër nivelit të lartë të përqendrimit të pronësisë në media dhe rritja e fortë e transparencës së financimit të medias, përfshirë përmes rishikimit të kërkesave ligjore për reklamat publike, në përputhje me standardet Evropiane.”. Pjesa e parë ka të bëjë me kufizimin e pronësisë në kompanitë mediatike televizive me licenca kombëtare apo lokale, ndërsa e dyta ka të bëjë me shmangien e përdorimit të ligjit të prokurimeve publike nga autoritetet qeveritare kur këta japin reklama në media. Aktualisht reklamat e qeverisë paguhen në media në mënyrë të fshehtë dhe pa transparencë. Ato bëhen pa garë, gjë që do të thotë se autoritetet publike zgjedhin vetë median ku do të reklamojnë. Kjo sjell probleme të mëdha, në drejtime të shumta; nga njëra anë, qytetarët nuk janë të informuar nëse një emision televiziv është produkt i punës gazetareske apo është propagandë e qeverisë dhe nga ana tjetër, qeveria përfiton mbështetje nga media në fushatat e saj zgjedhore, duke cënuar standardet e zgjedhjeve.
Zgjidhjet në këtë lloj problemi, nuk kërkojnë kohë dhe nuk janë komplekse, por dukshëm nuk bëhen për shkak të mungesës së vullnetit politik. Në raportin e progresit ka një numër të konsiderueshëm rekomandimesh, të cilat synojnë të krijojnë në Shqipëri standardet e nevojshme zhvillimore për anëtarësim. Por në shumicën dërrmuese të këtyre fushave, pavarësisht nëse janë të vështira apo të lehta, progresi i shënuar vitet e fundit është “i paktë” ose “i kufizuar”./Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38