Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Tatimorët gjobisin televizionet kritike me qeverinë, aludohet se kanë nënraportuar detyrimet fiskale

Inspektorët tatimorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave lëshuan javës që shkoi dy gjoba të rënda për të dy televizione shqiptare, të cilat kanë pasur një qëndrim kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Televizioni Ora News u gjobit për 50 milionë lekë (437 mijë euro) ndërsa Focus Media, kompania që ka nën pronësi televizionin News 24, u sanksionuan me 20 milionë lekë, 173,000 euro.
Zyra e shtypit e grupit të kompanive Hysenbelliu, i cila ka nën pronësi Focus Media, i tha BIRN në një përgigje me shkrim se kjo gjobë ishte pjesë e një fushate gjobëvënëse të zyrave të ndryshme të qeverisë me shënjestër këtë media, për shkak të qëndrimit të saj kritik ndaj qeverisë.
“Gjoba prej 20 milionë lekësh të reja që Tatimet i kanë vendosur televizionit News24 është vetëm maja e ajsbergut e një fushate 9 mujore që agjencitë qeveritare si IKMT, Drejtoria e Tatimeve dhe Doganave kanë ndërmarrë ndaj të gjitha kompanive të Hysenbelliu Group, pronar i mediave News24, Ballkanweb dhe Panorama,” deklaroi konglemerati me investime në media, ndërtim, turizëm dhe industrinë ushqimore.
“Tatimet dhe Doganat kanë ushtruar kontrolle selektive gjatë 9 muajve të fundit te Birra Tirana dhe birra Korça, ku janë vendosur rreth 6 milionë euro gjoba në këto 2 kompani,” shtoi kompania, ndërsa theksoi “se gjatë 30 viteve në veprimtari biznesi, kompanitë e Hysenbelliu group nuk janë gjobitur as me 0.1% të vlerës së këtyre gjobave të mara 9 muajt e fundit.
Hysenbelliu Group akuzoi drejtpërdrejtë kryeminstrin Edi Rama si përgjegjës dhe urdhërues i gjobave.
“Ështe e qartë se kjo fushatë gjobash historike, me vlerë marramendëse prej mbi 17 milionë eurosh nga agjencitë qeveritare, është ndërmarrë me urdhër direkt të kryeministrit Rama, si hakmarrje ndaj linjës editoriale të mediave News24, Balkanweb dhe Panorama,” përfundoi deklarata.
Edhe drejtori i informacionit në televizionin Ora News, Brahim Shima ishte ngjashëm kritik ndaj sanksioneve të marra nga tatimet ndaj televizionit që është nën sekuestro preventive me vendim gjykate dhe administrohet nga shteti.
Shima deklaroi se gjoba ishte një përpjekje tjetër për të mbyllur këtë kanal televiziv ndërsa nënvizoi që kompania ka qenë nën administrim shtetëror gjatë kohës kur supozohet se ka kryer evazion fiskal.
“Kjo gjobë thjeshtë synon të na mbyllë, të mbyllë një hapësirë për të kryer punën tonë në mënyrë të pavarur”, deklaroi Shima.
Agjencia e Medias dhe Informimit (MIA) refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve specifike të BIRN mbi akuzat se qeveria po shënjestron median kritike për qëndrimet e tyre kritike kundër politikave të saj.
MIA i konsideroi pyetjet “të natyrës tepër teknike” dhe sugjeroi që ato t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave.
“Qeveria shqiptare tregon respektin maksimal për median dhe gazetaret, si dhe për detyrën që ata kryejnë, por njëkohësisht theksojmë se misioni i saj është zbatimi i përpiktë të ligjit, i cili është i barabartë për të gjithë dhe ky është një parim universal,” deklaroi MIA në një përgjigje me email.
DPT nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email. Zyra e saj e shtypit nuk ishte e arritshme nëpërmjet telefonit.
Bilance të dyfishta?
Sipas një raporti të publikuar nga organizatat ndërkombëtare partnere të Platformës së Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve në nëntor 2022, Shqipëria vazhdon të përjetojë një përkeqësim të lirisë së medias, pasi nuk është bërë asnjë progres në vitet e fundit në përmirësimin e mjedisit mundësues për gazetarinë e pavarur dhe pluralizmin mediatik.
Focus Media and Ora News kanë qenë në syrin e ciklonit të përplasjes së medias me qeverinë dhe gjyqësorin gjatë vitit 2022. Në korrik Gykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar urdhëroi konfiskimin e aseteve të biznesmenit Ylli Ndroqi, mes të cilave dhe të televizionit Ora News. Ndërkohë në shtator, IKMT hodhi në erë me eksploziv resortin ‘Prestige’ në plazhin e Golemit, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliut – pronar i News 24, me arsyetimin se kishte shkelur lejen e ndërtimit.
Raporti i inspektimit nga Drejtoria e Tatimeve për Focus Media, parë nga BIRN, tregon se inspektorët fiskalë kanë vendosur të konsiderojnë si të jashtëligjshme pagat e punonjësve që janë “poshtë mesatares së tregut” për profesionin specifik dhe për këtë arsye, i kanë rillogaritur detyrimet fiskale njësoj sikur këto paga të ishin në mesataren e tregut.
Bazuar në këtë arsyetim, inspektorët konkluduan se kompania duhet të paguajë 7.3 milionë lekë më shumë sigurime shoqërore e shëndetësore dhe 3.5 milionë lekë më shumë tatim i mbajtur në burim për të ardhuat personale. Këtyre u shtohen gjoba në masën 100% për sigurimet shoqërore dhe 50% për tatimin mbi të ardhurat personale, duke e shtuar kështu faturën në afro 20 milionë lekë.
Gjobat e vendosura ndaj këtyre kompanive janë të konsiderueshme në krahasim me qarkullimin e tyre të zakonshëm. Ora News pati të ardhura vjetore prej 120 milionë lekësh për vitin 2021 ndërsa gjoba prej 50 milionë lekësh përbën 42% të të ardhurave të saj vjetore. Focus Media Group pati të ardhura në masën 400 milionë lekë. Gjoba prej 20 milionësh është e barabartë me 5% të xhiros vjetore.
Informaliteti fiskal perceptohet si i gjithëpërhapur në Shqipëri, me kompanitë që mbajnë libra të ndryshëm llogarish për tatimet nga librat e llogarive për qëllime të menaxhimit të brendshëm, me synimin final të nëndeklarimit të shitjeve dhe detyrimeve fiskale për sigurime shoqërore e për Tatim mbi të Ardhurat Personale, për të cilin kompanitë kanë rolin e agjentit tatimor. Në raste të tilla, kompanitë paguajnë një pjesë të pagës së punonjësit përmes rrugës së rregullt duke kryer transfertë bankare dhe një pjesë në para të thata.
Në dhjetor 2021, një file në programin ‘Excel’ që përmbante të dhënat e afro 630 mijë shqiptarëve, e gjithë forca e punës në vend, rrodhi në internet. Kjo ishte hera e parë që të dhëna të tilla masive u bënë të disponueshme publikisht dhe mund të analizoheshin në mënyrë të pavarur. U vu re se shumë kompani raportonin paga anomalisht të ulëta për profesione që normalisht janë të mirëpaguara. Për shembull, juristë të punësuar me pagë të deklaruar prej 30 mijë lekësh, paga minimale në vend.
Përballur me këto pikëpyertje, qeveria pretendoi se do ta luftojë problemin. Ishte bazuar në këtë iniciativë që Drejtoria e Përgjithshme e Taksave vendosi të dërgojë inspektorë te kompanitë e medias. Raporti i inspektimit mbi Focus Media Group deklaron se inspektimi nuk gjeti prova që të sugjeronin se kompania kishte punësuar njerëz në të zezë dhe as nuk gjeti prova për mbajtje bilancesh të dyfishta. Gjithsesi, ata konkluduan se disa nga punonjësit kishin paga “poshtë mesatares së tregut”. Raporti deklaron për shembull se paga mesatare e gazetarëve në Shqipëri është rreth 75 mijë lekë. Rrjedhimisht, inspektorët gjykojnë që çdo gazetar që ka pagë më të ulët se sa kaq, duhet të shërbejë si bazë për rivlerësim tatimor, duke i llogaritur detyrimet njësoj sikur ai ta kishte pagën të barabartë me mesataren e tregut.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se për çfarë arsyeje mediat ishin përzgjedhur për inspektime nga e gjithë ekonomia. Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve mbi metodologjinë e përdorur për të identifikuar sektorët dhe kompanitë me rrezik të lartë.
Arbitrariteti fiskal është një problem i vjetër i administratës tatimore shqiptare. Përgjatë viteve, metodologji të ndryshme janë zhvilluar për të kryer përzgjedhjen e kompanive për inspektim në bazë të llogarive të paanëshme, të cilat synojnë nga njëra anë që të maksimizojnë efikasitetin e punës së inspektorëve, duke i dërguar ato për inspektime vetëm në kompanitë ku evazioni fiskal potencial është i lartë, ashtu edhe për të shmangur arbitraritetin, duke i dërguar ata vetëm te ato kompani, të cilat dyshohen për evazion për shkak se ushtrimet logjike të bilanceve i nxjerrin si të dyshimta. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38