Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN që kontrolluan 81% të të gjitha të ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, ndërkohë që tetë televizione të tjera të analizuara mbyllën vitin me humbje të konsiderueshme financiare.
Të dhënat financiare të kompanive mediatike, të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të analizuara nga BIRN, tregojnë se të ardhurat totale të tregut shënuan një rënie të lehtë prej 0.3% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023, rënie që duket se lidhet me faktin që tregu televiziv pëson rritje zakonisht në vite zgjedhore dhe rënie në vite kur në Shqipëri nuk ka as zgjedhje parlamentare dhe as zgjedhje për pushtetin vendor.
Të ardhurat totale të televizioneve ishin 6.57 miliardë lekë vitin e kaluar nga 6.59 miliardë që ishin në vitin 2022.
BIRN analizoi të dhënat financiare të televizioneve komerciale pa pagesë, të cilat i sigurojnë të ardhurat në pjesën më të madhe përmes shitjes së reklamave, si dhe veçmas, të dhënat financiare të platformave televizive me pagesë, Digitalb, ADTN dhe Tring. Nga 12 televizionet e analizuara, Top Channel, Klan, Media Vizion, Report TV, News 24, ABC, Ora, Scan, A2CNN, Euronews, MCN dhe Syri, Syri dhe Ora News nuk kanë depozituar ende bilancet në QKB deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, raporti vjetor i Televizionit Publik Shqiptar, i cili jeton falë pagesave të qytetarëve në formën e një takse mbi televizorin dhe nga transfertat nga buxheti i shtetit, nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, siç duhet të depozitohet çdo vit.
Standardet ndërkombëtare sugjerojnë se matja e shkallës së përqendrimit të medias në një vend duhet të marrë parasysh pjesën e tregut të zotëruar nga 4 mediat kryesore. Nëse kjo pjesë tregu është mbi 49%, përqendrimi i tregut konsiderohet “i lartë”. Në rastin e Shqipërisë në fakt nuk janë katër, por dy televizione të mëdha, Klan dhe Top Channel, të cilat bashkërisht kontrollojnë më shumë se sa 49%. Gjatë vitit të kaluar, Klan dhe Top Channel patën së bashku 64% të të gjitha të ardhurave të televizioneve pa pagesë, ndërsa televizioni i tretë më i madh, Vizion Plus, kishte 9.9% të tregut dhe i katërti, A2CNN, 6.8%.
Kontrolli i tregut të televizioneve nga dy operatorët e mëdhenj është tashmë realiteti prej shumë kohësh. Top Channel ishte televizioni më i madh deri në vitin 2020, pastaj Klani ia kaloi dhe, gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e Top Channel u rritën ndërsa ato të Klan ranë përkundrejt vitit 2023, por renditja nuk ndryshoi.
Vizion Plus ka ruajtur vendin e tretë me distancë të madhe nga dy të mëdhenjtë që prej disa vitesh ndërsa A2CNN është e vetmja media që ka hyrë te katër të mëdhenjtë gjatë viteve të fundit. News 24 ishte media që humbi pjesë të tregut dhe ra nga katërshja e më të mëdhenjve gjatë viteve të fundit.
Katër me fitime, të tjerat me humbje
Të dhënat e bilanceve tregojnë gjithashtu se vetëm katër nga 12 televizionet e vendit të marra në analizë kanë depozituar bilanc me rezultat financiar pozitiv, ndërsa gjashtë të tjera kanë dalë me humbje dhe dy nuk kanë depozituar bilanc. Klan është televizioni më fitimprurës në vend me rezultat pozitiv prej 254 milionë lekësh për vitin 2024, ndërsa Top Channel pason me fitime neto 109 milionë lekë. Media Vizion pati 18 milionë lekë fitime, ndërsa A2CNN pati një fitim modest prej 4.2 milionë lekësh.
Euronews ishte media që mbylli vitin me humbjet më të larta nga të gjitha, 139 milionë lekë, pasuar nga Focus Media, e cila operon televizionin News 24, me 136 milionë. Multiscreen, kompania që operon kanalin Report TV, pati humbje 22 milionë lekë, por kjo kompani siguron të ardhura edhe nga dividentët nga kompani të tjera nën pronësinë e saj, kompani që nuk operojnë në fushën e medias audiovizive. ABC News dhe SCAN mbyllën gjithashtu vitin financiar me humbje të konsiderueshme, ndërsa pjesët e tyre të tregut ranë ose qëndruan në vendnumëro. MCN ishte televizioni më i vogël nga të dhjetë kompanitë që kanë depozituar bilance dhe kompania mbylli vitin me humbje në masën 4.4 milionë lekë.
Bashkimi Evropian dhe OSBE/ODIHR kanë shprehur shqetësime të mëdha sa i përket mungesës së larmishmërisë së medias që duhet të informojë shqiptarët për çështje të interesit publik, një aspekt kyç ky i vendeve demokratike. Në raportin paraprak mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR theksohet, si pjesë të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shqetësimin se larmishmëria dhe integriteti i lajmeve të transmetuara u minua nga “financimet jotransparente, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrja në autonominë editoriale dhe ndikimi politik”.
Ndërsa Bashkimi Evropian ka theksuar në dokumentin e vet kyç të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, kërkon një reformë tërësore të kuadrit ligjor dhe rregullator.
Mungesa e larmishmërisë së informacionit argumentohet se cënon aftësinë e qytetarëve për të votuar në mënyrë të informuar, gjë që minon vetë themelin e demokracisë. Por në rastin e Shqipërisë, shqetësim është jo vetëm fakti që pak televizione kontrollojnë shumicën e tregut, por edhe fakti që shumica e informacionit politik të transmetuar nuk prodhohet nga media apo nga gazetarë, por prodhohet nga partitë politike apo institucionet publike ndërsa mediat, të vogla apo të mëdha, thjeshtë sa bëhen autoparlantë të propagandës. Me pak fjalë, pavarësisht se vendi ka mbi një dyzinë me televizione, kudo që qytetari të ndalojë për të ndjekur lajmet ka gjasa do të shohë të njëjtat kronika të parapërgatitura nga institucionet, fjala vjen, Agjencia për Media dhe Informim e kryeministrit Edi Rama. Ekzistenca e medias online në teori ndihmon për të zbutur sadopak dominimin e mjedisit informativ nga televizionet por jo shumë, për shkak se mediat kryesore sociale si Facebook e Instagram, duket se dominohen nga subjekjet që janë në gjendje të prodhojnë më shumë përmbajtje, pra qeveria.
Radiotelevizioni publik shqiptar është në teori televizioni i dytë më i madh në vend. Në një vit të zakonshëm, buxheti i këtij institucioni arrin në mbi 20 milionë euro, shifër kjo fare pak më e ulët se sa televizioni Klan, i cili është media më e madhe komerciale me të ardhura, gjatë vitit të kaluar, prej afro 23 milionë eurosh. Raporti vjetor i RTSH-së, i cili depozitohet dhe debatohet në Kuvendin e Shqipërisë gjatë muajve të parë të vitit, nuk është depozituar për vitin 2024, duke e bërë të pamundur informimin mbi gjendjen financiare të këtij institucioni. Të dhënat e raportit të depozituar për vitin 2023 tregojnë se RTSH pati shpenzime në masën 2.1 miliardë lekë. Nga këto, rreth 1.3 miliardë lekë ishin nga taksa specifike që familjet paguajnë përmes kontratës së furnizimit me energji elektrike ndërsa 618 milionë ishin financime nga buxheti i shtetit.
Përmirësim në tregun e televizioneve me pagesë
Të ardhurat e platformave televizive me pagesë, Digitalb dhe Tring shënuan rritje gjatë vitit të kaluar, hera e parë që ky treg rritet së paku që nga viti 2016, kur BIRN filloi të analizojë këtë treg. Në vend ka tre kompani të licencuara në këtë segment: Digitalb, Tring dhe ADTN, ky i fundit një kompani që mban një licencë transmetimesh në shërbim të Digitalb. Të ardhurat e të treve ishin pak më shumë se 5 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, me rritje 12% në krahasim me vitin 2023. Tring është operatori i vogël që zuri vitin e kaluar 30% të tregut, por gjithashtu është operatori që gjatë viteve të fundit ka mbajtur një rezultat financiar lehtësisht pozitiv. Digitalb është operatori i madh me 70% të tregut, por prej vitesh ka rezultuar me humbje. Humbjet e Digitalb gjithsesi u reduktuan nga 650 milionë lekë në vitin 2023 në 103 milionë në vitin e kaluar.
Të treja segmentet e tregut, televizionet pa pagesë që financohen nga reklamat, televizionet me pagesë dhe RTSH kanë një qarkullim vjetor prej 13.6 miliardë lekësh, nëse supozojmë se të ardhurat e RTSH-së nuk kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin 2023./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38