Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Zgjerimi i portit në Porto Romano shkakton probleme mjedisore

Të hënën e 17 korrikut, banorët e Porto-Romanos iu drejtuan bregut të detit dhe ndaluan në grup përpara kangjellave të portit të ri të hidrokarbureve. Me maska në fytyrë, burra, gra dhe fëmijë protestuan kundër ndotjes që shkakton në zonë aktiviteti i portit.
Leonard Hodo, banor i Porto Romanos prej vitit 1992, i tha BIRN se ata po përballen me shqetësime shëndetësore si pasojë e përpunimit në port të mineraleve “rifuxho” që mbërrijnë me anije dhe depozitohen në ambientet e hapura të portit.
“Pemët kanë filluar të thahen. Ka një pluhur gati 2 milimetra mbi gjethe, janë bërë sterr i zi,” tha Hodo gati i përlotur.
Porti i hidrokarbureve në Porto-Romano funksionon prej vitit 2015 falë një kontrate koncesionare 35-vjeçare me qeverinë shqiptare dhe menaxhohet nga një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati “Kastrati Group”. Në vitin 2020, qeveria e amendoi kontratën dhe i dha kompanisë koncesionare Porti MBM edhe të drejtën e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.
Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në korrik 2019, ky port u shpall gjithashtu zonë e lirë ekonomike për tregti ndërkombëtare pa taksa, në një territor prej gati 1 milion m2.
Porto- Romano, rreth 7 kilometra larg Durrësit, është një hot-sport mjedisor historik në Shqipëri për shkak se aty ndodhej më parë një fabrikë kimikatesh për prodhimin e lindanit dhe DTT-së. Për banorët e kësaj zone, zgjerimi i aktivitetit në port, ku tashmë depozitohen edhe minerale të papërpunuara përveç hidrokarbureve, ka sjellë probleme të reja mjedisore dhe po bëhet pengesë për jetesën e tyre normale.
Përfaqësuesit e kompanisë koncesionare pretendojnë se problemet mjedisore janë minimizuar me zhvendosjen e portit nga qendra e qytetit të Durrësit.
“Përpunimi i këtyre mallrave rifuxho për më shumë se 40 vite, deri së fundmi, është bërë në Portin e Durrësit, ‘në zemër të qytetit' dhe spostimi i përpunimit të këtyre mallrave në Porto-Romano, në një qendër rurale pak të banuar, minimizon problemet mjedisore,” i tha BIRN Ahmet Kastrati, administrator i shoqërisë koncesionare Porti MBM.
“Pra ky problem ka qenë i përmasave shumë më të mëdha deri kohët e fundit, por duket që po i jepni vëmendje vetëm tani, kur popullsia e ekspozuar ndaj këtyre problemeve është reduktuar,” shtoi ai, duke theksuar se kompania ka marrë masa për ta minimizuar sa më shumë ndikimin mjedisor.
Martin Çupi, 31 vjeç, gjithashtu banor i Porto-Romanos i tha BIRN se ata u bashkuan në protestë për t'i treguar kompanisë Kastrati dhe autoriteteve të tjera shtetërore se “kështu nuk mund të vazhdohet”. “Në rastet kur aty vijnë shumë anije dhe ka fluks që të shkarkojnë materiale të ndryshme, që nga qymyri pluhur, por aty ka edhe çimento e materiale të tjera, që sigurisht janë kancerogjene në sasi të mëdhaja për ne këtu,” tha Çupi.
“Duhet vendosur një farë limiti dhe të bëhen të qarta disa gjëra, sepse ne jemi komunitet që ishim këtu dhe porti erdhi tek ne, nuk shkuam ne tek porti,” tha Çupi.
Përpunimi i materialeve në port nuk është problemi i vetëm, pasi banorët ankohen edhe për mënyrën se si këto materiale transportohen përmes zonës së banuar. Një problem tjetër është sipas tyre edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga kamionët transportues.
“Janë edhe kamionët që kalojnë përmes qendrës së lagjes, ku është edhe shkolla dhe aty dalin nxënësit normalisht. Kamionët kalojnë me shpejtësi skëterrë dhe nuk njohin asnjë lloj limiti shpejtësie,” tha për BIRN Martin Çupi.
“Njofton policinë që të vijë t'i kontrollojë këta kamionë që sillen sikur të ishin Zot të këtij vendi dhe policia nuk guxon t'i ngrejë tabelën, sepse thonë na bie direkt telefoni…,” shtoi ai.
Ndryshe nga banorët, administratori i kompanisë portuale, Kastrati i tha BIRN se kishte njoftuar policinë që të marrë masa për kufizimin e lëvizjes së kamionëve në zonën e banuar, e cila është rruga kryesore automobilistike që lidh zonën me qytetin.
“Është kërkuar ndihma e policisë rrugore që të vendosen tabela ndalim qarkullimi i mjeteve të tonazheve të rënda në rrugën ku banorët kanë pretendime,” tha ai.
“Asnjë kamion nuk po lejohet që të largohet nga porti pa i vendosur mbulesën. Zona po laget në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që mos të ketë pluhura. Ngarkimi i çimentos në autobote, i është kërkuar klientëve që të bëhet në mënyrë pneumatike,” shtoi gjithashtu Kastrati mbi masat e marra.
E pyetur nga BIRN, policia e Durrësit pranoi ankesat e banorëve për kamionët, por shtoi se kishte kryer verifikimet e mundshme.
“Sa herë është kërkuar ndihma e policisë, ajo ka ndërhyrë, për aq sa kemi kompetencë ne. Janë bërë të gjitha verifikimet e mundshme,” tha përmes një përgjigje me shkrim Drejtoria vendore e Policisë.
Ndërsa punimet për ndërtimin e portit nisën të qeta në thellësi të detit pas vitit 2015, planet për zgjerimin e tij morën përpara një pjesë të madhe të bregdetit dhe rrafshuan fundin e varg-kodrave të Porto-Romanos. Gjatë punimeve vitin e kaluar u shemb edhe një pjesë e monumentit të kulturës që njihet si “Muret e Portës” dhe që mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë.
Banorët ankohen se planet për zgjerimin e portit janë kthyer në kërcënim serioz për jetesën e tyre dhe po i detyrojnë ata që të shpërngulen nga Porto-Romano.
“Zgjerimi i portit nuk ka të ndalur dhe ne do të prekemi herët ose vonë. Ne ankesat i kemi bërë tek drejtuesit e portit dhe përgjigja indirekte që kemi marrë, është se do na e vështirësojnë jetën në atë lloj mënyre, sa ne një ditë do të çohemi dhe do të ikim vetë,” përfundoi Martin Çupi. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38