Flash News

E-TJERA

Biseda me demokratët, Patozi-Ramës: Komandat, kurseji leksionet! Hidhi sy anijes tënde të lodhur

Biseda me demokratët, Patozi-Ramës: Komandat, kurseji leksionet! Hidhi

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar bashkëbisedimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi pak më parë me demokratët.

Në një postim në Facebook, Patozi shkruan se nuk Rama i duhuri për t’iu treguar demokratëve rrugën se çfarë duhet të bëjnë për partinë dhe të ardhmen e tyre. Patozi shton se kryeministri bën mirë t’i kursejë leksionet “për demokratët e zhgënjyer dhe hidhi një sy anijes së lodhur të qeverisë tënde, e cila fut ujë nga të gjitha anët. Aq sa mund të fundoset edhe pa pasur nevojë fare për topat e kundërshtarit.”

Postimi i plotë:

MBAJ VENDIN TËND DHE MOS U GËZO PARA KOHE!

Përmbahu, o komandant, edhe pse nuk është kaq e lehtë ta fshehësh gëzimin pas një dhurate, që duket sikur të vjen nga qielli, kur shikon live se si kacafyten mes vedi kundërshtarët e tu politikë.

Por mbaj vendin tënd, se nuk pret kush prej teje t'u tregosh rrugën demokratëve se çfarë duhet të bëjnë me partinë dhe të ardhmen e tyre. Sado të dëshpëruar dhe të pashpresë të ngjajnë sot, për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që i udhëhoqën në përleshjet e djeshme, ata nuk kanë nevojë për sugjerimet e tua.

Madje nuk na shkon të japim këshilla, as ne të tjerëve, që kemi kaluar më shumë se gjysmën e jetës në atë parti, përsa kohë jemi ndarë me hir apo me pahir prej saj.

Sepse ti nuk je Ajatollahu i shqiptarëve, edhe pse mund ta ëndërrosh shumë një gjë të tillë. Ndaj shiko punët e qeverisë tënde, shumicën e të cilave i ke katranosur, dhe mos merr përsipër të bësh edhe detyrat e opozitës.

Ata do ta gjejnë vetë drejtimin e tyre, sepse opozita nuk mund të jetë asnjëherë vetëm një seli, një logo, një vulë, e aq më pak halli i vetëm një njeriu apo i familjes së tij. Ajo është mbi të gjitha frymë dhe nevojë e shoqërisë për të shpresuar tek ndryshimi dhe ajo do ta gjejë shumë shpejt, jo vetëm formulën e përfaqësimit, por edhe njerëzit e duhur për ta drejtuar.

Ndaj kurseji leksionet për demokratët e zhgënjyer dhe hidhi një sy anijes së lodhur të qeverisë tënde, e cila fut ujë nga të gjitha anët. Aq sa mund të fundoset edhe pa pasur nevojë fare për topat e kundërshtarit.

 

Të fundit