Flash News

E-TJERA

Bisedimet me BE-në mund të kthehen në pikën zero, kryenegociatori: Nëse s'ka progres merret si regres

Bisedimet me BE-në mund të kthehen në pikën zero,

Në kuadër të komenteve mbi progres-raportin e Komisionit Europian për vendin tonë, kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi bëri me dije se negociatat po zhvillohen me metodologjinë e re.

Ai shpjegoi se metodologjia e re parashikon që nëse nuk ka progres, konsiderohet automatikisht si regres. Kjo do të thotë që negociatat kthehen në pikën zero.

Mazi tha se Shqipëria është e përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë dhe BE të jap një datë deri në fund të vitit për konferencën ndërqeveritare. Kryenegociatori shpreson qe fundi i këtij viti mos ta gjejë Shqipërinë "duar bosh".

"Është ndjekur realizmi i planit kombëtarë të integrimit. Për 2020 Shqipëria realizon 89 % të planit, për 2021 procesi është në ndjekje nga afër. NegociataT do të bëhen me metodologjinë e re që do të jetë më rigoroz dhe në kohë që nuk do të ketë progres do të quhet automatikisht regres.

Në këtë rast negociatat nisin nga fillimi, por ne jemi të përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë. Shpresoj se BE të gjet forcën e duhur tani dhe fundi i vitit të mos na gjejë duar bosh", tha Mazi

Të fundit