Flash News

E-TJERA

“Biskota fëmijësh me metale”, AKU e pranon pas denoncimit të PD: Nuk i gjetëm në magazinë apo në treg

“Biskota fëmijësh me metale”, AKU e pranon pas denoncimit

Anëtari i Kryesisë së Partise Demokratike, Grigels Muçollari ka denoncuar dje se produkte të rrezikshme kanë hyrë në Shqipëri.

Muçollari ka prezantuar tre dokumente të ardhura nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, ku bëhet e ditur se në Shqipëri kanë hyrë biskota me copa metali për fëmijë, qumësht i rrezikshëm dhe domate me nivel të lartë pesticidi.

Pas denoncimit, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke e cilësuar denoncimin e opozitës si mënyrë për të krijuar panik tek konsumatorët.

“Biskota fëmijësh me metale”, AKU e pranon pas denoncimit

Megjithatë, ndër rreshta thekson se sa I përket produktit Milka Biscotti XL, AKU ka kryer kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nuk kishte gjendje të këtij produkti as në magazinë as në raftet e shitjes.

“Më datë 29.02.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Milka Biscotti XL me Nr. LOT: OPM053424 dhe datë skadence 20.07.2024 për prani “Copa metali në biskota”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nuk kishte gjendje të këtij produkti as në magazinë as në raftet e shitjes”, thuhet në reagimin e AKU.

 Kjo do të thotë se biskotat tashmë ishin shitur te konsumatori, duke bërë që mungesa e sigurisë ushqimore në vend të krijojë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

 

 

Të fundit