Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bizneset në Shqipëri vuajnë për mijëra punëtorë, ‘importi’ nga jashtë rezulton pa sukses
“Kërkojmë punëtorë”. Ky lajmërim, kohëve të fundit, shihet shpesh në dyert e bizneseve në Shqipëri, sidomos në qytetet e mëdha: Tiranë, Durrës, Shkodër etj.
Njoftimet e tilla hasen kryesisht në bare, restorante, por edhe në rrobaqepësi dhe sektorë të tjerë. Kjo, përkundër faktit se papunësia në këtë vend me mbi 2.7 milionë banorë është mbi 11 për qind.
Mungesa e fuqisë punëtore vendase ka kohë që është paralajmëruar nga ekspertët, ndërsa “importimi” i saj nga jashtë duket se nuk ka rezultuar edhe aq i suksesshëm.
Nga Qeveria nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar për këtë çështje, por kanë pranuar se nuk ka studim të tregut e as orientim të studimeve në bazë të nevojave.
Edvin Prençe është kryetar i Shoqatës Proexport Albania, që përfaqëson mbi 740 biznese të sektorit të rrobaqepësisë në Shqipëri, me mbi 70 mijë të punësuar.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mungesa e fuqisë punëtore është problematika kryesore me të cilën përballet ky sektor.
“Kemi nevojë [edhe] për 25 mijë punëtorë”, thotë ai.
Mungesa e punëtorëve lidhet me një varg ankesash të raportuara - nga pagat deri te kushtet në punë, orari i stërzgjatur dhe mungesa e kontratave.
Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ka qenë 59.242 lekë, apo rreth 508 euro.
Ka sektorë, si rrobaqepësia, ku thuhet se punëtorët paguhen deri në 25.000 lekë, apo rreth 212 euro.
Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se këto biznese janë në krizë për punëtorë që një vit e gjysmë.
“Na duhen 5 mijë punonjës dhe nuk po flasim më për stafe të trajnuara, por të papërgatitura, apo emergjente. Kjo situatë krize është e njëjtë si për klubet, baret dhe restorantet. Një pjesë e mirë po e përballon [mungesën] duke punësuar gjithë familjen dhe duke punuar nga 16 orë, por kjo nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë”, thotë Jahaj për Radion Evropa e Lirë.
Akoma më e vështirë duket se është përballja me këtë problematikë e bizneseve të reja.
Savina Halili është një sipërmarrëse e re në qytetin e Shkodrës. Ajo ka një kompani pastrimi dhe po përpiqet ta ngrejë biznesin e saj. Vështirësia kryesore thotë se është gjetja e punëtorëve.
“Mungesa e fuqisë punëtore është një problematikë që ndjehet kudo në Shkodër. Sigurisht që këtë vështirësi e kam hasur edhe unë në kaq kohë sa kam ngritur biznesin tim - prej shkurtit të këtij viti. Aktualisht, pranë kompanisë sime po kryejnë praktikën 5 të rinj indianë, të cilët ndodhen në Shkodër me vizë studentore. Do të doja t’i punësoja pas përfundimit të studimeve, pasi e kryejnë shumë mirë punën”, thotë Halili.
Nga Nepali, Bangladeshi, Shri Lanka... në Shqipëri
Disa biznese kanë marrë punëtorë nga jashtë Shqipërisë dhe vazhdojnë ende të kërkojnë.
“Ne, si shoqatë, kemi kontaktuar direkt me ministritë përkatëse në shtete si: Nepali, Filipinet, Shri Lanka, për të bërë një filtrim të punonjësve që duam t’i marrim, për të mos u përballur me problematika, si largimi i tyre”, thotë Prençe.
Sipas tij, nisma për punëtorë nga Bangladeshi nuk ka pasur sukses.
“Kanë ikur pak ditë pasi kanë ardhur në Shqipëri dhe ne kemi menduar se e zgjodhëm problemin. Për këtë arsye, ne po kërkojmë që kontaktet me shtetet që përmenda, të bëhen direkt me institucionet dhe jo përmes kompanive. Po kërkojmë punonjëse gra, pasi rreziku për largim në mënyrë ilegale, do të ishte më i ulët”, sipas Prençes.
“Gjithashtu i kemi kërkuar Qeverisë liberalizim të vizave me këto shtete. Do të përshpejtonte ardhjen e këtyre punëtorëve, sepse aktualisht pajisja me dokumente kërkon rreth 120 ditë pritje”, thotë Prençe.
Bizneset kërkojnë punëtorë - papunësia në Shqipëri 11 %
Eksperti i punësimit në Shqipëri, Erion Muça, sugjeron që kjo situatë - kur biznesi vuan për punëtorë, ndërkohë që ka mijëra vende të lira pune dhe mijëra të papunë - duhet të shihet në një aspekt më të gjerë.
“Papunësia në Shqipëri sipas INSTAT-it [Instituti i Statistikave] është 11%, që përllogaritet në 162 mijë të papunë, ndërkohë që ka 350-400 mijë vende të lira pune. Por, ato nuk përshtaten me kërkesat e tregut të punës”.
“Emigrimi ka një rol të madh, krijohet një boshllëk, që duhet të shërbejë si mësim për punëdhënësit për të parë me më shumë seriozitet motivimin e punonjësve, ku çdo kërkesë për punë të shoqërohet me avantazhe konkurruese, se çfarë ofron ndryshe apo më shumë. Pagat e ulëta, kushtet e punës dhe mosrespektimi i kontratave janë faktorë të lidhur zinxhir”, thotë Muça./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38