Flash News

E-TJERA

Bizneset në Vlorë kërkojnë zgjatjen e orarit të muzikës, paralajmërojnë protesta

Bizneset në Vlorë kërkojnë zgjatjen e orarit të

Bizneset e Vlorës kanë kërkuar që të shtyhet orari kufizues për muzikën, ndërsa ka nisur sezoni turistik.

Muzika në bare dhe lokalet e natës lejohet deri në orën 22.00. Ndërkohë përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë që orari i lejuar të shtrihet deri në orën 24:00.

Këtë kërkesë ata ia kanë paraqitur Perfektit të Vlorës Flamur Mamajt, i cili e ka mohuar në mënyrë kategorike plotësimin e saj. Ai iu ka kërkuar bizneseve që të zbatojnë protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, ata do të dalin në protesta.

Të fundit