Flash News

E-TJERA

Bizneset përgjatë "Lungomares" nisin sërish punën, pronarët nuk tërhiqen dhe paralajmërojnë sërish protestë

Bizneset përgjatë "Lungomares" nisin sërish punën,

Bizneset përgjatë "Lungomares" në Vlorë vazhduan aktivitetin e tyre, ndërsa pronarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen, pavarëisht se orari u muzikës u shty për në 23.00.

Një ditë më parë bizneset që operojnë në këtë zonë u mbyllën, pasi pronarët kërkojnë shtyrje të orës policore dhe lejimin e muzikës, duke theksuar se kjo situatë po i çon drejt falimentit.

Ata kërkojnë që ora policore të shtyhet deri në 02.00 ose në të kundërt do të protestojnë sërish. Kryeministri Edi Rama e cilësoi zhurmë akustike muzikën e lokaleve të kësaj zonë, ndërsa tha se kush dëshiron që të këndojë dhe të kërcejë gjatë natës, le të shkojë në natyrë, larg zonave të banuara.

Të fundit