Flash News

E-TJERA

Bizneset ulin nesër qepenat për një orë, kërkojnë shtyrjen e procesit të fiskalizimit

Bizneset ulin nesër qepenat për një orë, kërkojnë
Foto Ilustruese

Tregtarët e bizneseve do të ulin nesër qepenat për rreth një orë. Protesta në fjalë,është konfirmuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Shoqata njofton se protesta vjen si një thirrje ndaj qeverisë për të shtyrë procesin e fiskalizimit, që sipas tregtarëve i cënon ata si shkak i disa faktorëve: biznesi i vogël dhe i mesëm nuk kanë një nivel arsimor që të punojë me atë sistem, kostot janë të papërballueshme, biznesi është ende nën masa kufizuese dhe rritja e çmimit të energjisë dhe naftës i ndikon edhe ata.

Postimi i plotë:

KUJTESË 

Të dashur miq, kolegë tregëtarë,biznese,

anëtarë të shoqatës ose jo:

Ju ftojmë ti bashkoheni GREVËS një orëshe në qytetin e Tiranës:

Ditën e Diel, ora 10.00 - 11.00 .

Mbyllje qepenash dhe mos dhënie shërbimi

për qytetarët.

Arsyet e vendimit për shpslljen e kësaj GREVE

janë:

1 - Të shtyhet ligji për proçesin e fiskalizimit pa afat.

2 - Ka një kosto financiare që shkon deri në 1300 € që për mijēra biznese të vet punësuar është i pa mundur.

3 - Biznesi i vogël dhe i mesëm i shqiperisë nuk ka nivel të tillë arsimor që të punojë një sistem kaq te vështirë të sofistikuar dhe rrjedhimisht do të çojë në gabime të rënda dhe ky do të jetë një risk për gjoba të shumta dhe do çojë në mbylljen e mijëra bizneseve.

4 - Biznesi por dhe ekonomis e vendit është

nën masa policore për shkak të pandemisë.

5 - Ritja e çmimit të karburantit dhe energjisë.

Bashkohuni me ne .

 

Të fundit