Flash News

E-TJERA

Biznesi i vogël dhe i mesëm paralajmërojnë përshkallëzim të protestës: Po na nxjerrin nga tregu padrejtësisht

Biznesi i vogël dhe i mesëm paralajmërojnë

Bizneset e vogla dhe të mesme ulën dje qepenat në shenjë proteste duke kërkuar shtyrjen e afatit të fiskalizmit.

Në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vo0gël dhe të Mesëm Bujar Muço, teksa parashtroi arsyet që i çuan drejt mbylljes së shërbimit për klientët për thuajse 60 minuta, paralajmëroi edhe përshkallëzim të protestës.

“Kemi rreth 7-8 muaj që kemi diskutuar për çështjen e fiskalizimit dhe kemi dhënë argumentet tona se pse e kemi kundërshtuar. Dy kanë qenë arsyet kryesore. E para sepse është një kosto shumë e lartë pr ta përballuar biznesi i madhe edhe i vogël këtë sistem. Dhe e dyta sepse në vetvete ka një teknikë  shumë të ndërlikuar dhe është e pamundur për nivelin që ta përdorë. Por kemi rënë në vesh të shurdhit, nga institucionet përkatëse, nga qeveria dhe jemi detyruar të përcaktojmë afate kohore, dhe dje kemi marrë vendimin për uljen e qepenave. Ne i themi qeverisë se do të mbrojmë të drejtat e biznesit, do të përshkallëzojmë protesta. Nga bllokadë për shërbimet, apo bllokimet e rrugëve dhe deri në ekstrem duke kaluar në grevë urie. Kemi 20 vjet që operojmë në bizneset tona, në kursimet tona  dhe jo të na nxjerrin nga tregu në mënyrë të padrejtë,” u shpreh Karamuço.

Ndonëse aktualisht kërkesa e tyre është përqendruar te procesi i fiskalizimit, Karamuço pohon se ka edhe problematika të tjera.

“Kërkesat tona janë më të mëdha, por kryesore ka qenë fiskalizimi, sepse edhe kjo godet drejtpërdrejt sot për sot. Dhe ne kemi kërkuar shtyrje për dy arsye. E para të dalim nga pozicioni i pandemisë që jemi në një krizë ekonomike të shikojmë mënyrat e financimit. Duket se ne kundërshtojmë çdo modernizim. Jo ne i kërkojmë të jenë në kohën e duhur dhe jo me një kosto kaq të lartë,” tha më tej nënkryetari i shoqatës.

Nënkryetari i shoqatës pohon se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga qeveria pas kërkesave të dorëzuara nga ana e tyre. Sipas tij, në këto kushte bizneset janë të detyruara ose të shpenzojnë për kosto të papërballueshme ose të shkojnë drejt informalitetit.

“Këto kërkesa i kemi bërë para 7 muajve sepse me kaq teknikë të ndërlikuar ose të punësojmë një të punësuar që të ketë arsim për të përdorur kasën që është e papërballueshme për biznesin e mesëm dhe të vogël ose do ta përdori vetë ashtu siç di8 duke e lënë zbuluar ndaj penaliteteve ose do të dalë nga skema dhe do të jetë informal,” tha Karamuço.

 

Të fundit