Flash News

E-TJERA

Biznesi me ‘kundër-paketë’ për qeverinë: Vendet e rajonit do të na 'mbysin'

Biznesi me ‘kundër-paketë’ për qeverinë: Vendet
Foto Ilustruese

Përfaqësuesit e shoqatës së eksporteve kanë njoftuar përgatitjen e një “kundër-pakete” për rritjen e çmimeve. Paketa e eksportuesve vjen pasi qeveria miratoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika, si një mbështetje dhe kompensim për 434 mijë qytetarë.

Kreu i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, tha për SCAN TV se kryesisht biznesi është lënë jashtë fokusit të mbështetjes financiare nga ana e qeverisë.

Sipas tij, paketa e miratuar dy ditë më parë nga qeveria duhej të bazohej te paketat e ndihmës financiare të miratuara nga vendet e tjera të rajonit. Në të kundërt, shtoi Zusi, do të ketë një deformim të konkurrencës dhe do të penalizohen bizneset shqiptare përballë atyre të rajonit.

Kreu i eksportuesve paralajmëroi se do t’i i paraqesë qeverisë një paketë mbështetje për biznesin.

“Nëse ne nuk barazohemi me vendet e rajonit, ka shumë gjasa që ato të na mbysin. Sepse atje do të vazhdojë të funksionojë ekonomia dhe bizneset. Ne do të bllokohemi dhe ato do të na vijnë këtu dhe do t’ia marrin oksigjenin bizneseve shqiptare për aq sa iu ka ngelur”, u shpreh Zusi.

Të fundit