Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Biznesi me Kupën e Botës, ku po ‘vërshojnë’ paratë e shqiptarëve

Është hera e parë që Kupa e Botës do të mbahet gjatë stinës së dimrit dhe pikërisht ky eveniment sportiv i shumëpritur nisi mbrëmjen e djeshme!
Katar 2022 hyri tashmë në histori, pasi solli Kupën e Botës në Lindjen e Mesme për herë të parë, duke mirëpritur miliona tifozë dhe ekipe nga e gjithë bota dhe duke u dhënë një shtysë bizneseve, turizmit dhe investitorëve në të gjithë rajonin.
Shteti i Katarit ka shpenzuar 220 miliardë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së klasit botëror, duke përfshirë rrugë të reja, transport publik, hotele dhe objekte sportive.
Ndeshjet do të zhvillohen në tetë stadiume të teknologjisë së lartë, duke siguruar rehati maksimale për shikuesit. Dhe 1.5 milionë fansa pritet ta vizitojnë Katarin për ngjarjen historike, duke i dhënë një shtysë turizmit dhe industrisë së ushqimit dhe pijeve.
Po në Shqipëri?
Ndonëse Shqipëria nuk është as vendi mikpritës i organizimit të kompeticionit dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të fushës së futbollit, fitimet që priten të gjenerohen gjatë këtij muaji përfshijnë disa sektorë.
Janë fushata të tëra promocionale (me produkte apo shërbime) që janë hartuar dhe kanë nisur të zbatohen më herët me nisjen e këtij eventi gjigant që do të mbajë të mbërthyer njerëzit në mbarë botën nga data 20 nëntor deri në 18 dhjetor.
Vendi ynë nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, por skuadra historike të zemrës si Brazili, Gjermania, Holanda, Anglia po. Listës së të preferuave të shqiptarëve u mungon Italia por a do të ndikojë kjo gjatë turneut sa i përket shikueshmërisë. ekspertët e fushës thonë se kjo mbetet për t’u parë gjatë zhvillimit.
Megjithatë, duke u mbështetur në vëzhgime si edhe në traditën e viteve të mëparshme, Gjermania dhe Brazili janë dy skuadra që mendohet se edhe këtë vit, do të marrin zemrat dhe brohoritjet e shqiptarëve.
E drejta e transmetimit
Shpenzimet për reklamat dhe marketingun rreth Kupës së Botës do të arrijnë një rekord të lartë këtë vit dhe ekspertët thonë se koha e tyre në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, i jep Katarit 2022 potencialin për të ofruar përvojën më unike për markat. FIFA gjeneroi më shumë se 3 miliardë dollarë të ardhura nga të drejtat e licencimit të televizionit dhe transmetimit gjatë Kupës së Botës së mëparshme.
Edhe këtë vit, sikurse ndodhi në 2018, Kupa e Botës do të transmetohet ekskluzivisht nga Radio Televizioni Shqiptar dhe do të jetë papagesë.
Kostoja e së drejtës së transmetimit në Shqipëri, sipas zyrës së marketingut të Radio Televizionit Shqiptar, është informacion konfidencial. Por, e drejta e transmetimit nga RTSH do të ofrohet vetëm nga ky medium, i cili do të jetë e rishitësi në kanale të tjera.
Natyra e fushatës së marketingut që do të shoqërojë këtë transmetim televiziv do të jenë kontrata sponsorizimi, reklamime, highlight – pra shitja e së drejtës së përmbledhjeve për televizionet e tjera në lajme apo në programe.
Një tjetër zë i rëndësishëm është edhe ‘publicview’ pra e drejta e transmetimit në vende publike që organizohen posaçërisht për eventin dhe ku zhvillohet aktivitet komercial.
Drejtori i marketingut pranë RTSh, Elton Kadisi tha se vitet e fundit, çmimet e të drejtave televizive në fushën e sportit janë rritur shumë. Sa i përket reklamimit, z. Kadisi thotë se interesi për reklama ka qenë më i lartë se sa eventet e mëparshme dhe sponsor gjeneral janë kompani të mëdha në vend.
Aktivitetet
Shqiptarët vijojnë t’i mbeten besnikë birrës për raste të tilla. Në një komunikim, disa nga kompanitë prodhuese apo importuese të birrave në Shqipëri, tregojnë se kjo ngjarje është ndër më shpresëdhënëset sa u përket përfitimeve që mund të arrijnë.
Sipas tyre, tre janë kanalet e shpërndarjes: lokalet, që pritet të shtojnë dyfish porositë e tyre, një pjesë e madhe e tyre kanë vendosur një ambient dedikuar birrës.
I dyti, supermarketet dhe marketet e shumicës kudo në Shqipëri, që janë kryesisht të lidhur me kërkesat e individëve dhe konsumin në familje. I treti do të ishin ambientet e jashtme të organizuar për këtë event, që premtojnë në mënyrë të pashmangshme konsum të lartë. Pa diskutim, formatet e pijeve që pëlqehen më shumë janë ato 0.33 ml dhe mbi të gjitha krikot, që do pritet të konsumohen shumë në lokale apo ambientet e hapura në kryeqytet.
Zona që pritej të mblidhte më shumë tifozë është ajo në sheshin “Skënderbej”, i cili pritej të shndërrohet në një “pikë të nxehtë”, por stina dhe moti duket se nuk e favorizon këtë. Ende nuk janë parë instalacione grumbullimesh për Tifozët.
Lokale të ndryshme në Tiranë thonë njëzëri se në të tilla ngjarje sportive është e vështirë që të bëhen parashikime të sakta mbi fitimet që do të vijnë nga nxitja e konsumit. Sidomos duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve në tërësi që ka frenuar konsumin.
Megjithatë, shprehin bindjen se duke u afruar e festave e Nëntorit apo atmosfera e fundvitit, dhe Botërori do të rrisin xhirot e tyre. Në shumë lokale në kryeqytet nuk mungon ekrani i madh dhe promocionet e ndryshme, me oferta pijesh në oraret e zhvillimit të ndeshjeve, ku kulmon transmetimi në orët e mbrëmjes.
Në komunikim me disa kompani shitje me pakicë të elektroshtëpiakeve e produkteve teknologjike, pohohet se që në fillim të muajit nëntor nisën interesimet për Televizorë më të mëdhenj, por ato e lidhin jo vetëm më Botërorin këtë element. Sipas tyre, një faktor që ka nxitur rritjen e shitjeve të televizorëve të formateve të mëdha është rihapja e basteve në janar 2023./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38