Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Biznesi shqiptar mes vështirësive për të tretin vit më radhë: Qeveria nuk na mbështeti me politika të posaçme

Sektori i biznesit në Shqipëri, përballoi për të tretin vit me radhë majft vështirësi që u thelluan nga agresioni rus në Ukrainë, i cili tronditi gjithë tregjet ndërkombëtare. Përfaqësues të sipërmarrjes private i thanë Zërit të Amerikës se kostot e prodhimit u rritën si pasojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para dhe se qeveria nuk i mbështeti me politika të posaçme. Autoritetet thonë se subvencionimi i energjisë elektrike zë një vend të rëndësishëm të masave mbështetëse.
Zyrtarët janë optimistë për të ardhmen, pasi sipas tyre rritja ekonomike ishte sipas parashikimeve dhe se borxhi publik e inflacioni pësuan ulje në pjesën e dytë të vitit që shkoi.
Në Shqipëri sektori i biznesit, mbylli vitin e tretë të vështirë, pas goditjeve të njëpasnjëshme, të tërmetit të vitit 2019, pandemisë së koronavirusit, 2020-2021, dhe agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit që lamë pas, që tronditi gjithashtu gjithë ekonominë botërore. Për pasojë çmimet e lëndëve të para, u rritën me dy deri në tre herë, duke sjellë dhe rritje të kostove të prodhimit. Përfaqësues të sipërmarrjes private thonë se janë ndjerë në vështirësi të mëdha dhe se nuk e gjetën veten të mbështetur me paketa subvencionuese nga qeveria, sikundër ndodhi në vende të tjera.
Inflacioni mesatar për vitin 2022 ishte rreth 7%, ose rreth dy herë më shumë se para fillimit të luftës në Ukrainë. Por ndonëse rënduan konsumatorët, çmimet më të larta sollën 14%, ose rreth 500 milionë euro, më shumë të ardhura në buxhet, se një vit më parë. Përfaqësues të sipërmarrjes thonë se këto të ardhura, duhet të kthehen sërish tëk qyetarët dhe biznesi përmes paketave mbështetëse.
“Ka një tepricë të ndjeshme të të ardhurave për vitin 2022, dhe minimumi është që kjo tepricë duhej t’i kthehej sipërmarrjes dhe qytetarëve shqiptarë. Një gjë të tillë e kanë bërë të gjitha vendet e BE, dhe jo vetëm kaq, por kanë përfshirë dhe paketa subvencionuese në mbështetje të sipërmarrjes, për të mundësuar lehtësimin e kalimit të krizës”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Tiranë.
Por zyrtarët bëjnë llogari të tjera kur bëhet fjalë për të ardhurat e shtuara në buxhet, kryesisht nga rritja e çmimeve.
“Shumica e publikut e mendon në formën e thjeshtë, që ka më shumë të ardhura dhe këto fonde janë atje shtesë, si tepricë, por nuk është kështu. Gjatë këtyre dy viteve, për shkak të rolit shtesë që mori qeveria për pandeminë dhe proçesin i rindërtimit borxhi publik është rritur. E para janë kostot shtesë që duhen mbuluar, e dyta janë dhe kostot e marrjes së huasë me normat e interesit ndërkombëtar që janë rritur. Për të mbajtur proçesin fiskal dhe makroekonomik të pandryshuar është e nevojshme që borxhi të mbahet nën kontroll dhe të ulet, në mënyrë që vitet e ardhshme në rast se kemi goditje negative, të jemi në kushte optimale për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë"- u shpreh për Zërin e Amerikës Besart Kadia, Zv. Ministër i financave dhe ekonomisë.
Për të amortizuar krizën qeveria miratoi gjatë vitit të shkuar dy paketa të rezistencës sociale, për shtresat në nevojë. Pensionet u indeksuan me 9.5 %, pagat për disa kategori u rrtën me 7-15%, dhe mbështetja financiare në total arriti rreth 360 milionë euro, ku pjesën kryesore e mbajti subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike me rreth 280 milionë euro. Çmimi i energjisë u liberalizua pjesërisht vetëm për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm. Zyrtarët thonë se subvencionimi i energjisë elektrike për biznesin si dhe mbajtja e taksave të pandryshuara është një mbështetje optimale për sipërmarrjen private në kushtet e krizës. Por përfaqësues të opozitës mendojnë se biznesi nuk pati mbështetje të mjaftueshme.
“Biznesi duhej të kishte sistem taksash më të lehtë, sot e kemi me 6 nivele. Përkundrejt kësaj qeveria synon të prezantojë amnistinë fiskale, që rrit informalitetin. Duhej të kishim synuar të rrisnim formalitetin, ndërkohë qeveria duke prezantuar taska të reja dhe duke e shtrënguar më shumë, do të rrisë informalitetin. Duhej të kishim patur një strategji afatmesme për zhvillimin, por dhe për mbledhjen e të ardhurave”- tha për Zërin e Amerikës Jordia Tabaku, deputete e PD.
Duke ju referuar nismave financiare të qeverisë për rritjen e pagave për disa kategori në administratën publike, Znj. Tabaku, sjell në vëmendje se sipërmarrja private, që ka numrin më të lartë të të punësuarve rreth 90%, nuk ka patur mundësi të rrisë pagat, për shkak të krizës. Për pasojë punonjësit e sektorit privat, sipas saj janë të pambrojtur përballë rritjes së çmimeve.
“Sektori privat e ka patur të pamundur të rrisë pagat sepse, tatimi 15%, taksat lokale të rritura, kostot shtesë për energjinë pasi një pjesë e biznesve kanë dalë në treg të lirë , kosto shtesë për karburantin, si taksa e qarkullimit e rritur ndër vite, akciza e rritur, po rritet dhe me normën e inflacionit. Dhe këto rritje shpenzimesh të bizneseve e kanë bërë të pamundur që të ketë një rritje pagash në sektorin privat, apo që ai të zhvillohet dhe të bëjë investime. Qeveria duhej që stimulimin e ekonomisë të bënte përmes sektorit privat. Të hiqte një ngarkesë tek sëktori privat dhe ai do e hidhte këtë në ekonomi”- vijoi Jorida Tabaku, deputete e PD.
Ndonëse inflacioni mesatar për vitin 2022, ishte rreth 7% mjaft ekspertë kanë ngritur shqetësime, se artikuj të domosdoshëm të shportës si vajrat, drithërat apo bulmeti, patën një rritje disa herë më të lartë se ajo e pagave dhe pensioneve, dhe se kjo rëndoi së tepërmi buxhetin familjar. Madje dhe rritjen e dërgesave të emigrantëve me 10% për periudhën janar -shtator 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ata e shohin të lidhur me pamundësitë e familjeve për të përballuar krizën pa ndihma nga të afërmit e tyre jashtë vendit. Zyrtarët thonë se është vështirë të kompensohet çdo shtresë shoqërore për të gjitha kostot e shportës.
“Sa herë kemi rritje të çmimeve në ekonomi, politika aktuale në shumë vende është lidhet me amortizim e kësaj problematike. Gjithsesi është e vështirë që të kompensohet çdo shtresë shoqëroreapo çdo familje për të gjithë kostot që kanë ata në shportën mujore. Financat publike, nëse shkojnë në kompensim të menjëhershëm të këtyre çmimeve, do të bëjnë që në një përiudhë afatmesme dhe afatgjatë çmimet të mos rikthehen në nivelin e mëparshëm, sepse tregu do shohë që ka fuqi blerëse të njëjtë. Në shpresojmë që çmimet të kthehen në normalitet në 6-8 muajt e ardhshëm”- vijoi Besart Kadia, Zv. Ministër i financave dhe ekonomisë.
Autoritetet ndërkaq kanë rritur optimizmin, bazuar në disa tregues ekonomik për vitin që lamë pas. Rritja ekonomike ishte brenda pritshmërisë 3.7%, inflacioni pësoi një ulje të lehtë në fund të vitit, ndërsa në tremujorin e tretë, ulje shënoi dhe borxhi publik nën 70%. Gjatë këtij viti ekonomia pritet të ndeshet me sfida të shumta, në varësi kjo dhe të zhvillimeve në tregjet globale. Ekspertët thonë se vende si Shqipëria me ekonomi të dobët, informalitet dhe borxh publik të lartë, janë më të rrezikuara nga krizat dhe masat për minimizimin e tyre, nuk kanë shumë ndikim në ekonominë familjare dhe sipërmarrjen private. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38