Flash News

E-TJERA

Biznesmenë dhe policë, kush janë të arrestuarit e operacionit (Emrat)

Biznesmenë dhe policë, kush janë të arrestuarit e

Zbardhen emrat e të arrestuarve në lidhje me operacionin ndërkombëtar të trafikut të klandestinëve, ku mes tyre ishin të përfshirë edhe punonjës policie.

SPAK njofton se deri tani janë ekzekutuar 24 masa të sigurimit personal, për personat nën hetim, ndërkohë që për 2 personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse. Sipas SPAK në këtë operacion janë sekuestruar mbi 1.1 milionë euro dhe dollarë.

Gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qiraje fiktive banimi, certifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, dhe me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur dyshimet.

Për 21 prej tyre është kërkuar masa e sigurisë “Arrest në burg”:

Endri Seiti,

Luan Tafalla,

Endrit Ismailaj,

Arnol Shpata,

Xhuljeta Çopa,

Artur Mata,

Antonio Specchio,

Artan Sulaj,

Luan Sulaj,

Shkelzen Matmuja (Bokciu),

Bukurosh Muja,

Lulzim Lami,

Tome Preka,

Xhulio Krasniqi,

Edmond Baklli,

Iglan Alliçi,

Emmanuel Ella

Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për te Huajt ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH.

Komisar Edmond Barha, shef seksioni për migracionin e parregullt ne Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tirane.

Ndërsa për Inspektor Ariel Hoxha punonjës policie ne Policinë Kufitare Rinas është kërkuar arrest ne shtëpi dhe detyrim paraqitje Inspektor E.H. punonjës policie në Komisariatin Policisë Kufitare Rinas.

Të fundit