Flash News

E-TJERA

Biznesmeni në Shëngjin u qëllua me 6 plumba, pista ku po heton policia

Biznesmeni në Shëngjin u qëllua me 6 plumba, pista ku po heton

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e sotme në Shëngjin të Lezhës.

Sipas News 24, drejt biznesmenit është qëlluar me 6 plumba dhe njëri e ka prekur në kokë dhe një në tjetër trup.

Mësohet se  Prokuroria dhe policia po hetojnë në disa pista, mes tyre edhe gjakmarrja.

Kjo pasi në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur ende.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Autori ishte i veshur me skafandër me jelek fosforeshent si i policisë.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ardian Nikulaj 50 vjeç, edhe në këto zgjedhje është renditur i 23 në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate.

 

Të fundit