Flash News

E-TJERA

Biznesmeni u gjet i plagosur në rrugë, zbardhet ngjarja në Himarë

Biznesmeni u gjet i plagosur në rrugë, zbardhet ngjarja në

Është zbardhur ngjarja në Himarë, ku biznesmeni Nikollaq Bollano u gjet i plagosur në rrugë.

Sipas policisë, Bollano nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni. Për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

"Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit