Flash News

E-TJERA

Biznsmeni i arrestuar flet për njohjen ish-zv.ministrin: E kam takuar pas 20 vitesh, s’kemi folur për sterilizimin

Biznsmeni i arrestuar flet për njohjen ish-zv.ministrin: E kam takuar pas

Biznesmeni i arrestuar Ilir Rrapaj ka dëshmuar në Komisionin e Shëndetësisë për Check Up dhe Sterilizimin ku ka treguar për njohjen e tij me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Rrapaj ka thënë se Beqajn e ka takuar për herë të parë pas 20 vitesh në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare në vitet 2013-2014. Sipas tij, nuk kanë folur për koncesionin e sterilizimit duke mohuar të ketë pasur dijeni për kurimin e Beqajt në Itali.

DËSHMIA:

Vokshi: E njihni Klodian Rrjepajn?

Rrapaj: Kam patur dijeni se kush ka qenë.

Vokshi: Ishit apo nuk ishit miq.

Rrapaj: Fjala mik ka një përkufizim të veçantë në kontekstin dhe konturet e shqiptarizmit, të jesh mik është diçka e rrallë ndërkohë që kam bindjen është termi më i abuzuar me dashje apo pa dashje, s kam pasur mundësi dhe asnjë lloj njohje.

Avokati: Kanë pasur njohje se kanë qenë në të njëjtin vit akademik, por s’kanë qenë as shokë as miq.

Rrapaj: Vinim nga shkolla të ndryshme, vijmë nga vite të ndryshme, e kam takuar pas 20 vitesh.

Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Rrapaj: Nga afër në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare viti 2013, 2014

Vokshi: Keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Rrapaj: Absolutisht jo.

Vokshi: Nuk njiheshit, por përdornit terma fratelo.

Rrapaj: Ne jemi nga Vlora.

Vokshi: E njihnit Ilir Beqajn?

Rrapaj: Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miqësi.

Vokshi: Nuk e keni ndihmuar ministrin të kurohej në një nga spitalet e Italisë?

Rrapaj: Jo s’kam qenë, më vjen keq që s’kam qenë. Nuk kam lidhje

Vokshi: Keni dijeni për një shtëpi që ka blerë Beqaj në Itali?

Rrapaj: Çfarë dijenie duhet të kem? S’kam.

Të fundit