Flash News

E-TJERA

BKAK 'i pamjaftueshëm', konfindustria kërkon Ent Rregullator për Karburantet: Të jetë organ në varësi të Kuvendit

BKAK 'i pamjaftueshëm', konfindustria kërkon Ent Rregullator

Nafta pësoi një rritje drastike të çmimit në dy javët e para të muajit mars, duke treguar në pikat e karburanteve deri në 300 lekë/litër.

Përpos vendimit të qeverisë për të ngritur Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburanteve për përcaktimin e çmimit të naftë në treg, konfindustria kërkon ngritjen e një Enti Rregullator për karburantet, si institucion në varësi të Kuvendit.

Së dyti, konfindustria kërkon që të pranishëm si anëtarë në bord, të jenë përfaqësuese të kompanive që duhet të jenë subjekt i kontrollit për spekulime në treg.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria vlerëson si hap të parë pozitiv, por të pamjaftueshëm krijimin e Bordit të Administrimit të Cmimit të Karburanteve. Ndërtimi i Bordit ishte pranim i pjesshëm i pikës së parë në listën prej 11 kërkesash të Konfindustrisë drejtuar Kryeministrit Z. Rama në datën 10 mars 2022 për krizën e karburanteve. Vendimi ka njohur zyrtarisht praninë e grupimeve kartel në sektorin e karburanteve dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes rregullatore të shtetit kundër spekullimeve shkatërruese në vlera qindra milionë euro në dëm të biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

Konfindustria kërkon ndryshimin thelbësor të mënyrës së ndërtimit dhe funksionimit të tashëm Bordit të Administrimit.

Së pari, kërkohet ndërtimi sipas modelit të një Enti Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo vetëm i përkohshëm në raste krizash. Tregu  Karburanteve me qarkullim vjetor me mbi 1,5 miliard $/vit është pothuaj 2,5 herë më i madh se tregu energjisë elektrike dhe mbi 5 herë më i madh, se tregu i telekomunikacionit, që kanë ente rregullatore të vecanta.

Së dyti, prania në bord e përfaqësuesve të kompanive, që duhet të jenë subjekt i kontrollit për spekullime në treg, është e paarsyeshme dhe përbën përplasje e pastër interesi. Sa më sipër u shfaq edhe në vendimin e parë të Bordit për cmimin e naftës në 217 lekë/litër të vlefshëm deri në datën 15 mars 2022. Mbështetur në të dhënat krahësimore të bursave ndërkombëtare cmimi i naftës duhet të ishte nën vlerën e 200 lekë/litër. Edhe pas vendimit të Bordit Shqipëria ka cmimet më të larta në Rajon përkatësisht 40-50 lekë/litër më shumë se Kosova dhe Maqedonia.

Të fundit