Flash News

E-TJERA

BKH nxjerr listën e kandidatëve fitues të testit fizik, 103 kandidatë kalojnë në fazën tjetër

BKH nxjerr listën e kandidatëve fitues të testit fizik, 103

Komisioni i Përzgjedhjes i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar procesin e testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. 

Nga 424 kandidatë në garë, vetëm 103 ia kanë dalë që të kalojnë në fazën tjetër.

Në datën 26, të gjithë do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pas kësaj faze fituesit do të duhet që të kalojnë “sitën” e Vettingut dhe më pas do të "lidhen" tek makina e së vërtetës.

Përmbyllja e fazave testuese do të nxjerrë 60 kandidatë fitues që do t’i bashkohen Byrosë Kombëtare të Hetimit pas trajnimit në Akademinë e FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të fundit