Flash News

E-TJERA

Blegtoria drejt falimentit? Bie numri i gjedhëve dhe prodhimi

Blegtoria drejt falimentit? Bie numri i gjedhëve dhe prodhimi

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se blegtoria në vendin tonë nuk është në ditët më të mira. Numri i gjedhëve në vitin 2021, është 336.784 krerë, duke shënuar rënie krahësuar me vitin paraardhës.

Ky trend rënës vijon prej vitesh, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave. Pritet që situata gjatë këtij viti të jetë edhe më e rënduar për shkak të krizës që po kalon vendi.

Blegtoria drejt falimentit? Bie numri i gjedhëve dhe prodhimi

Në rënie ka ardhur edhe prodhimi dhe nënproduktetet.

Blegtoria drejt falimentit? Bie numri i gjedhëve dhe prodhimi

Sipas qarqeve, Fieri me 17,25 % dhe Korça me 11,13 % kanë numrin më të lartë të gjedhëve.

Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 23,74 % dhe Korçës me 16,51 %.  Ndërsa numri më i lartë i të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 20,93 % dhe Gjirokastrës me 11,99 %.

Blegtoria drejt falimentit? Bie numri i gjedhëve dhe prodhimi

Të fundit