Flash News

E-TJERA

Blendi Fevziu: Lulzim Basha një kufomë politike, dëshmoi dy defekte të mëdha

Blendi Fevziu: Lulzim Basha një kufomë politike, dëshmoi dy

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu deklaron se ish kreu i PD, Lulzim Basha mund të konsiderohet një ‘kufomë politike’.

I ftuar në “SOT” në Euronews Albania, Fevziu solli shembullin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u largua nga politika dhe pas 8 muajsh shkëputje u rikthye fitues.

Sidoqoftë sipas Fevziut ky nuk mund të jetë rasti i Bashës.

“Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stof politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij,” – u shpreh Fevziu.

Sipas gazetarit, më 25 prill të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare u vunë në funksion të tij. Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të fitonte.

 

Të fundit