Flash News

E-TJERA

Blendi Fevziu: Me Nanon kam patur disa përplasje. Bashën e kam pasur nxënës, doja ta nxirrja jashtë

Blendi Fevziu: Me Nanon kam patur disa përplasje. Bashën e kam pasur

Sot në "Dola tek Ola" ka qenë i ftuar ka qenë moderatori Blendi Fevziu dhe ai ka folur dhe për raportet që ka apo ka pasur me politikanët, kryesisht figurat kryesore të politikës.

Një moment historik dhe televiziv ka ndodhur në studion e Blendi Fevziut, kur Fatos Nano dhe Sali Berisha i dhanë dorën njëri-tjetrit pas 11 vjetësh.

Blendi tregoi se intervistën e parë me Fatos Nanon e ka realizuar gjatë kohës që ai ka qenë në burg në 1995, ku kishte fiksuar edhe një foto. Dhe po ashtu, ai tregoi se gjatë kohës që Fatos Nano ka qenë kryeministër ata kanë patur disa përplasje, ndërsa pjesa tjetër ka qenë një raport korrekt.

Blendi Fevziu: Me Nanon kam patur disa përplasje. Bashën e kam pasur

Ndërsa raportin me ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si miqësor. Për ndryshimin që kanë pësuar politikanët, Blendi tha se me të në përgjithësi kanë ruajtur të njëjtin raport.

Për kryeministrin, Blendi rikujtoi një moment në fillimet e tij me emisionin e tij politik në RTSH të quajtur “E diela debat” dhe u shpreh se Rama ndryshe nga gjithë të ftuarit e deri atëhershëm ishte i interesuar për pamjen dhe dekorin e studios, ndryshonte pozicionin e dritave që të reflektonin më mirë mbi të, ndërkohë që tani sipas tij ka ndryshuar dhe ka më tepër autoritet.

Ndërsa për Lulzim Bashën, Fevziu tha se ka patur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri” i dhënë disa orë mësimi kur Blendi bënte stazhin si mësues. “Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.

Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

 

Të fundit